Theu masën e sigurisë, 24 vjeçari shqiptar kapet “mat” në Itali (EMRI)

Theu masën e sigurisë, 24 vjeçari shqiptar kapet “mat” në Itali (EMRI)

Foto Ilustruese

ITALI- Gjatë ditës së djeshme u bë arrestimi i një shqiptari në Itali, pasi ishte larguar drejt Shqipërisë në kohën kur kishte një masë sigurie ndaj tij. Sipas raportimit të medieve italiane, shqiptari u largua drejt Shqipërisë, kur në dorë mbante byzylykun elektronik.

Pas qëndrimit në Shqipëri, Albano Dova, 24 vjeç, u rikthye sërish në Itali dhe më pas policia e vendit fqinj bëri të mundur kapjen dhe arrestimin e tij.

Shqiptari jetonte në zonën e Preganziol, ku ndaj tij ishte caktuar masa e sigurisë “arrest shtëpie” për evazion dhe keqtrajtim në familje.

Por tashmë, i riu pritet të dalë para gjykatës, ku ndaj tij do të merren masa shtesë për akuzën e thyerjes së vendimit, i cili është dhënë nga drejtësia italiane.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Mos harroni çadrat! Reshje shiu dhe temperatura deri në 14 gradë

Mos harroni çadrat! Reshje shiu dhe temperatura deri në 14 gradë