Theu orën policore, gjobitet me 1 milionë lekë e vihet nën hetim menaxheri i një lokali në Shijak

Theu orën policore,  gjobitet me 1 milionë lekë e vihet nën hetim menaxheri i një lokali në Shijak

Foto ilustruese

SHIJAK- Menaxheri i një lokali në Shijak është vënë në hetim për shkak se u konstatua duke thyer orën policore të vendosur në kuadër të masave anti-COVID. Burime zyrtare bëjnë me dije se menaxheri është gjobitur gjithashtu me një gjobë prej 1 milionë lekë të reja pasi ka lejuar festën duke prishur kështu edhe qetësinë publike.

Në një njoftim për mediat, Policia bën me dije se menaxheri i lokalit është identifikuar me inicialet G. B., 33 vjeç, i cili është banues në Pejzë të Shijakut. Ndaj 33-vjeçarit rëndon akuza për veprën penale “Prishja e qetësisë publike”.

"Në vijim të kontrolleve, shërbimet e Policisë kanë konstatuar dhe proceduar penalisht për veprën penale “Prishja e qetësisë publike”, shtetasin G. B., 33 vjeç, banues në Pjezë, Shijak, menaxheri i lokalit, pasi është konstatuar duke organizuar një ceremoni festive me muzikë, pas orarit të përcaktuar për mbylljen e aktiviteteve. Gjithashtu, ndaj këtij shtetasi është vendosur masa administrative 1.000.000 lekë", thuhet në njoftimin e Policisë.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

I mori 8 mln lekë pacientes me COVID te 'Shefqet Ndroqi' , Gjykata dënon me 4 vite burg për mashtrim sanitaren (EMRI)

I mori 8 mln lekë pacientes me COVID te 'Shefqet Ndroqi' , Gjykata dënon me 4 vite burg për mashtrim sanitaren (EMRI)