Theu orën policore në mënyrë të përsëritur, vihet nën hetim administratori i një lokali në Shëngjin, gjobitet me 1 milion lekë

Theu orën policore në mënyrë të përsëritur, vihet nën hetim administratori i një lokali në Shëngjin, gjobitet me 1 milion lekë

Foto ilustruese

SHËNGJIN- Administratori i një lokali në Shëngjin është vënë nën hetim sepse ka ushtruar aktivitetin pas orarit të përcaktuar për mbyllje në kuadër të masave anti-COVID. Bëhet me dije se administratori i identifikuar si A.D., ka thyer orën policore në mënyrë të vazhdueshme. Për këtë arsye ai është gjobitur edhe me 1 milion lekë.

Burime zyrtare bëjnë me dije se shtetasi A.D. është konstatuar edhe me datë 31.07.2021 duke thyer orën policore dhe njëkohësisht është gjobitur me 1 milionë lekë. Pra, ndaj tij janë vënë dy gjoba, ndërsa policia këtë herë e vendosi edhe nën hetim.

Ndaj administratorit të lokalit rëndon akuza për veprën penale "Prishja e rendit dhe qetësisë publike" dhe "Kundërshtim i urdhrit të punonjësit të Policisë".

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Itali/ Shpërndanin kokainë me makinë dhe tentuan arratinë, arrestohet 24-vjeçari shqiptar, nën hetim shoku! Të dy me disa precedentë penalë

Itali/ Shpërndanin kokainë me makinë dhe tentuan arratinë, arrestohet 24-vjeçari shqiptar, nën hetim shoku! Të dy me disa precedentë penalë