Thiago Mottas i mbaron koha te Juventusi, klubi e shkarkon! Tudor zyrtarizohet deri në fund të sezonit

Thiago Mottas i mbaron koha te Juventusi, klubi e shkarkon! Tudor zyrtarizohet deri në fund të sezonit

Thiago Motta dhe Tudor djathtas

Thiago Motta nuk është më trajner i Juventusit. Klubi bardhezi, në një moment të papritur, ka shkarkuar trajnerin Thiago Motta, i cili erdhi me shumë bujë në fillim të sezonit, por nuk ka patur rezultatet e pritura. Kjo edhe pse Juventus investoi më shumë se 200 milionë euro.

Humbjet e fundit me goleadë, por edhe renditja jashtë një pozicioni që të dërgon në Champions League, ishin arsyet kryesore për Mottan që në verën e 2024 firmosi për 3 vite, deri në qershor 2027. Vendin e tij e ka marrë ish-futbollisti i Juves, Igor Tudor, i cili sezonin e kaluar drejtoi Lazion. Kroati, i cili më herët ka qenë zëvendës trajner me Pirlon te Juventusi, ka firmosur deri në fund të këtij sezoni, por nëse arrin objektivat mund të rinovohet automatikisht deri në verën e 2026.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • E DREJTA: 24/03/2025 12:52

    BRAVO MOTTA...MISSIONE COMPIUTA

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës: 26 Mars, 08:02

    Sa të rëndësishme janë zgjedhjet e 11 majit për integrimin në BE?



×

Lajmi i fundit

Dosja ‘Partizani’, Kthupi në Report Tv: Çështja do të kalojë për gjykim, juridikisht është e vështirë që GJKKO ta kthejë apo pushojë!

Dosja ‘Partizani’, Kthupi në Report Tv: Çështja do të kalojë për gjykim, juridikisht është e vështirë që GJKKO ta kthejë apo pushojë!