Angelo Gjokazaj u godit me thikë nga Devi Lala 17 vjeç, banues po në qytetin e Durrësit. Ngjarja ndodhi gjatë një konflikti mes dy adoleshentëve. 16-vjeçari me origjinë nga Mirdita mori plagë të rënda në trup, por edhe pse u transportua me urgjencë në spitalin e Durrësit, ku iu nënshtrua edhe ndërhyrjes kirurgjikale, i mituri nuk mundi të mbijetojë.
Sipas mjekëve, Gjakozaj kishte marrë një goditje me thikë pranë zemrës, plagë e cila ka bërë që ai të humbë gjak dhe për rrjedhojë ndërhyrja e mjekëve nuk ka dhënë rezultat.


(Viktima 16 vjeçar Angjelo Gjokazaj)
Policia ka vënë në pranga autorin e ngjarjes, Devi Lala, 17-vjeç. Pas krimit, 17-vjeçari ka hedhur thikën në kanal. Ai ndodhet i shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Durrës dhe po pyetet lidhur me rrethanat e ngjarjes. Policia po heton për shkaqet që sollën këtë ngjarje tragjike me pasojë vdekjen e adoleshentit.
Angelo 5' me vonesë, mësuesja e nxori jashtë
Angelo Gjokazaj kishte mbërritur pesë minuta me vonesë në mësim. Ai ka tentuar të futet në klasë por nuk është lejuar nga mësuesja e lëndës e cila e ka nxjerrë jashtë. Gjatë rrugës së kthimit për në shtëpi ai ka ndeshur në rrugë Devi Lalën dhe janë përleshur me njëri-tjetrin.
Në konflikt e sipër, Lala ka goditur disa herë me thikë 16-vjeçarin, duke e plagosur rëndë. Dy të rinjtë kishin njohje me njëri-tjetrin, por nuk i përkisnin të njëjtës shkollë. Angelo Gjokazaj humbi jetën në spitalin e Durrësit.
s.k/Shqiptarja.com

VIDEO










