Armaldo Kllogjeri, një nga ish-banorët më të komentuar të “Big Brother”, ka treguar në “Wake Up” arsyen pse nuk ia dha dorën Luizit, kur doli nga shtëpia.
Ai shprehet i zhgënjyer sepse Luizi e ka goditur fort në lojë dhe i është dukur si thikë pas shpine, gjesti që ai bëri për ta nxjerrë në nominim.
Armaldo Kllogjeri: Unë dorën nuk ia kam dhënë atij sepse…
Enxhi Nasufi: Mos u mërzite për situatën e banjës apo jo?
Armaldo Kllogjeri: Jo, nuk ia kam dhënë sepse nuk doja që dalja ime nga shtëpia, të ishte një dalje si të gjitha të tjerat. Por edhe për atë vendosmëri që ai tregoi për të më nxjerrë mua nga shtëpia dhe për t’i thënë: Shiko ti më nominove një herë me kutinë e Padorës, unë e kalova atë situatë të vështirë, por herën e dytë nëse t’i më nominon në këtë mënyrë që ti do dhe ke ndërtuar dhe ke dëshirë të më heqësh nga shtëpia, atëherë është thikë pas shpine, sepse unë nuk të kam bërë dhe të kam dëmtuar kaq rëndë në lojë. Unë kam qenë i vetmi që e kam mbrojtur Luizin në disa situata të rënda.
E para është situata kur ai shfaqi atë sëmundjen problematike që i kam qëndruar shumë afër. Në marrëdhënie me Kiarën, që unë kam qenë personi që e kam mbështetur dhe kam krijuar lidhjen e tyre. E kam mbështetur edhe në një debat që ka pasur me Oltën.
M.Q./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
15.2%
-
Të gabuar
81.4%
-
Nuk e di
3.4%
Vota total: 4418
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Armaldo Kllogjeri reagon për shkarkimin e Voshtinës, ish-drejtoreshës së TOB: Kush i bën gropën tjetrit, bie vetë brenda! Uroj që drejtori i ri të më rikthejë (VIDEO)
15 Dhjetor, 19:30
-
Luiz Ejlli përfundon në spital, çfarë ka ndodhur me këngëtarin: Jam në duar të sigurta (VIDEO)
1 Nëntor, 20:12
-
‘Dua dy vajza’, Kiara Tito dhe Luiz Ejlli planifikojnë të bëhen sërish prindër?
20 Tetor, 16:51
-
Gjykata e Fierit dënoi me një vit burg Luiz Ejllin, reagon Dea Mishel: Thonë shokun zgjidhe më të mirë se vetja
14 Tetor, 09:03
-
Luiz Ejlli dënohet me 1 vit burg, Petraj: Përdori vulën kur nuk ishte noter! Deri në vendimin final do hajë kohë
10 Tetor, 19:50
-
Luiz Ejlli dënohet me 1 vit burg! Firmosi deklaratë noteriale që justifikoi 210 mijë euro për të dënuarin për prostitucion në Itali! Shqiptarja.com zbardh dosjen
10 Tetor, 11:43
-
Gjykata e Fierit dënon me 1 vit burg këngëtarin Luiz Ejlli, fituesi i 'Big Brother Vip' fajtor për falsifikim dokumentesh
10 Tetor, 10:09
-
'Luizi na vëzhgon!' Kiara Tito zbulon se vuri kamera sigurie në shtëpinë e re luksoze
6 Tetor, 19:00
-
‘Merr pjesë në festivale’, Luiz Ejlli u përgjigjet fansave: Të detyruar të publikojmë projekte që pëlqehen nga masa
3 Tetor, 17:31
-
Prapaskenat/ Kiara Tito u rikthye në ekran, por s'u mirëprit! 'Armiqësitë' që moderatorja fitoi prej Luiz Ejllit
28 Shtator, 11:43
-
‘Faleminderit Zot’, Luiz Ejlli ndan videon e ëmbël me vajzën e tij, ja sa është rritur Luna
4 Shtator, 20:21
-
‘Ejllat’, të buzëqeshur krah njëri-tjetrit, Luizi dhe Kiara postojnë momentet e ëmbla me vajzën e tyre
20 Gusht, 17:32
Ti Armaldo ishe i vetem qe tregoje vlerat e shumices se popullit shqiptar, por kur serviloseshe pas nje Luizi( me legeni qe i te gjitha BB) dhe pas Oltes, more ate qe meritoje. Dole jasht. Tani jane me legenat, nuk shikohet me BB.
PërgjigjuTi ke qene nje " ko*e kanari"ne ate loje, duke e marre seriozisht dhe personale app viktimizuar se po bulizoheshe,sepse ishe nje "cope druri qe thyhej" dhe qe se skishe pik elasticiteti dhe s'pershtateshe fare me ate loje.Sepse edhe kur doje te beje loje,justifikoheshe me "shakate" pa kripe ,se po luaje dhe kur dikush te pergjigjej me te njejten monedhe ,ti 50 vjeçari bulizoheshe. Ti ,po ,ke vlera si kengetar,por si person tregove se je nje tip servili e "Uriiahipi" ,qe shkoje sa nga Luizi tek Olta,kur merrje sinjale te "gabuara" ne prajme ,se me kë duhet të ishe. Deklaron,se ke bere loje i vetem,por ne fakt ke qene "produkt" i Luizit,i "perdorur" rendomte nga Olta dhe qe more "çmimin e merituar" kur dole. Keshtu pra,te dalesh nga nje loje me mllef ,aq me teper per nje moshe tenden,do te thote se sa seriozisht e ke perjetuar ate loje,kur duhej t'a merrje me sportivitet nga fillimi deri ne fund,se nëse u bere faktor ne ate loje u bere vetem nga Luizi dhe "pabesia" jote qe i ktheve krahet dhe u ndjeve me i forte me Olten,te penalizoi .
Përgjigju