Hanna Lottriz është një studente 21-vjeçare e gazetarisë në Nevada të SHBA-ve dhe vendosi të shkruajë për eksperiencën e ditëlindjes së saj të fundit në blogun personal 

Ajo tregoi për Buzzfeed se kishte pirë aq shumë në një natë gjatë një party, sa u dërgua në spital. Më 25 korrik, ajo kishte vendosur që të shkonte në një festival muzikor me miqtë e saj dhe kishte konsumuar disa pije alkooloke gjatë ditës.

Ja çfarë thirrje i bën 21-vjeçarja kolegëve të saj pasi gati vdiq nga festa!

“Dua që njerëzit të dinë se alkooli jo domosdoshmërisht ma bëri këtë gjë, por ishin vendimet e mia të pamatura! Tanimë, unë jam shoqja që nëpër festa “u shet moral” shoqeve tjera që të mos e konsumojnë alkoolin”, zbuloi mes tjerash Hanna. 


Redaksia online
(s.m/shqiptarja.com)