Ylli argjentinas, Lionel Mesi, si ambasador i UNICEF, ka bërë thirrje për paqe mes Izraelit dhe Palestinës. Terrori i organizatës së Hamasit ka bërë që të vriten mijëra njerëz të pafajshëm. “Si prind dhe ambasador i UNICEF jam shokuar nga pamjet dhe fotot e kësaj lufte të përgjakshme dhe këtij konflikti mes Palestinës dhe Izraelit. Lufta ka sjellë shumë pasoja, ku kanë humbur jetën mijëra njerëz të pafajshëm, mes të tjerave edhe fëmijë. Ata po paguajnë çmimin më të madh dhe kjo luftë duhet të ndalet. Paqja duhet të mbizotërojë mes popujve”, shkruan në letrën e tij sulmuesi i Barcelonës, Lionel Mesi, mesazhi i cili ka bërë  xhiron e gjithë botës.
 
XHERDAN SHAQIRI
Ish-trajneri i Zvicrës, Ottmar Hitzfeld ka këshilluar mesfushorin shqiptar të Bayern Munich, Xherdan Shaqirin që të mos largohet nga “Alianz Arena”. Sipas tij, Shaqiri duhet të jetë i durueshëm e të presë momentin e duhur për të hyrën në formacionin e parë tek “Bavarezët”. “Xherdani është e ardhmja e Bayern Munchen. Ora është duke shkuar në favor të tij. Mosha e re është avantazhi më i madh i tij”, tha Hitzfeld. “Shansat e tij për tu bërë startues tek Bayerni janë duke u bërë më të mëdha çdo sezon. Ai duhet të qëndrojë tek Bayerni, mirëpo çdo gjë është e mundshme derisa afati kalimtar të jetë i hapur”, tha ai. Kujtojmë se shqiptari me prejardhje nga Zhegra e Gjilanit iu bashkua gjigandit gjerman.
 
MIROSLAV KLOSE
Pas Filip Lahm dhe Miroslav Klose zgjedh ta mbyllë këtu aventurën e tij me kombëtaren e Gjermanisë. Sulmuesi 36-vjeçar e përfundon karrierën e tij futbollistike me “panzerat” në mënyrën më të mirë të mundshme. Lojtari i Lacios ishte një nga protagonistët kryesorë në Botërorin e Brazilit, ku Gjermanët ngritën lart trofeun, i cili iu mungonte prej 24 vitesh. Klose ka debutuar me kombëtaren në vitin 2001, në mbrëmjen e 24 Marsit ku sulmuesi me origjinë polake i shënonte Shqipërisë së Mendin Zhegës. Realizim ky që do të pasohej edhe nga 136 gola të tjerë në 71 takime të luajtura në total nga ana e 36-vjeçarit. Pas dy golave të shënuar në Brazil Klose, kaloi fenomenin Ronaldo, ku theu rekordin e golashënuesit më të mirë në historinë e Botërorëve, duke e çuar shifrën në 16-të të tillë. I pari që ka komentuar largimin e sulmuesit nga Kombëtarja ishte Bastian Shvajnshtaiger, i cili në profilin e tij zyrtar në “facebook” ka shkruar: “Ka qenë një nder të luaj përkrah teje. Je një njeri fantastik. Faleminderit për gjithçka Miro!”. Urime dhe falënderime, 36-vjeçari ka marrë edhe nga Federata Gjermane të Futbollit dhe trajneri Hoakim Lëv.

Redaksia Online
(F.I/Shqiptarja.com)