Fansat e skuadrës italiane të Serie A, SS Lazio kanë shkruar një letër ku bëjnë thirrje që gratë, bashkëshortet dhe të dashurat të ndalohen nga hapsirat që ata i konsiderojnë të shenjta në stadiumin ‘Stadio Olimpico’ të Romës.
Rreshtat e para, si gjithmonë janë përcaktuar si llogore. Në llogore, ne nuk lejojmë gratë, kështu që ne i ftojmë ato që të pozicionohen nga rreshti i dhjetë. Ata që zgjedhin stadiumin si një alternativë për një ditë të lumtur dhe romantike në Villa Borghese (në Romë), duhet të shkojnë në seksione të tjera të stadiumit.
Tifozët e Lazios
Letra është nënshkruar edhe nga kryesuesi i tifozëve "Direttivo Diabolik Pluto".
Nuk duhej të prisnim shumë për përgjigjen e grave tifoze. Në reagimin e tyre, ato u shprehën së ato gjithashtu e shohin klubin si të shenjtë.
Ne jemi një grup grash që e shohim klubin si të shenjtë. Jemi të indinjuara kur lexuam letrën. Distancohemi nga këto gjeste të këtyre personave që harrojnë se kanë ardhur në jetë nga një grua.
Reagimi i tifozeve femra