Pas thirrjes së Johann Wadephul, nënkryetarit të grupit parlamentar CDU/CSU që të dy palëve të vazhdojnë të punojnë në këtë frymë konstruktive për Reformën Zgjedhore, ka reaguar Basha.
Ai e ka falenderuar dhe mirëpret mbështetjen për të ndihmuar në miratimin dhe zbatimin e garancive për zgjedhje të lira dhe të ndershme në Shqipëri. Gjithashtu ka shtuar edhe mbështetjen në përmbushjen e të 15 kushteve për hapjen e negociatave të anëtarësimit në BE.
"Faleminderit z. Ëadephul për mbështetjen për zgjedhje të lira e të ndershme integrimin e Shqipërisë në BE. Mbetet akoma shumë për t’u bërë; mirëpres mbështetjen tuaj për të ndihmuar në miratimin dhe zbatimin e garancive për zgjedhje të lira dhe të ndershme në Shqipëri dhe në përmbushjen e të 15 kushteve për hapjen e negociatave të anëtarësimit", ka shkruar Basha.
Batyrisht ke dhe mbeshtetjen e ketij temit.
Përgjigju