“Unë kam shumë arsye për të qenë kundër kësaj qeverie, por t’u thuash qytetarëve ‘merrni armët’, kjo është fatale. Dhe këtë e tha dikush që e ka bërë njëherë”, ka thënë Blushi, i cili u është drejtuar deputetëve demokratë. Je dakord t’i, Edi Paloka, që ai që shet picën të ketë pistoletë në brez? Je dakord ti Jozefinë që parukjerja ku shkon ti të ketë pistoletë?”, është shprehur Blushi.
Në vlerësimin e tij, “edhe nëse Berisha tha që qytetarët të armatosen sikurse në Amerikë, është më keq”, “sepse në Amerikë po punohet që të reduktohet armëmbajtja”, ka thënë Blushi.
“Çfarë duhet të bëjë një i varfër që i kanë marrë tokën, të marrë armën dhe të vrasë fqinjin? Çfarë duhet të bëjë një qytetar që i bëhet padrejtësi, të marrë armën dhe të shkojë tek prokurori? Rasti i Shullazit nuk e justifikon atë që tha Berisha. Tërhiqeni këtë sepse është katastrofë, është turp”, ka thënë Blushi.
Redaksia online
(s/shqiptarja.com)