Thirrja për armatosje, u shfajësua 
por ja çfarë parashikon kodi penal

Ish-kryeministri Sali Berisha artikuloi gjatë një seance plenare thirrje të pazakontë ndaj shqiptarëve duke i ftuar ata hapur nga foltorja e parlamentit që të armatosen.

Por një thirrje e tillë nga një deputet i Kuvendit të  Shqipërisë, i kalon kornizat e një mendimi të shprehur.

Në nenin 73/6 të Kushtetutës së Shqipërisë thuhet:"Deputeti nuk mban përgjegjësi për mendimet e shprehura në Kuvend dhe votat e dhëna prej tij në ushtrim të funksionit. Kjo dispozitë nuk zbatohet në rastin e shpifjes."
 
Ndërkohë sipas Kodit Penal, thirrja për armatosje cilësohet si krim kundër rendit kushtetues dhe si i tillë dënohet nga 5 deri në 10 vite.

Neni 222 i Kodit Penal, Thirrjet për armatosje ose marrja pa të drejtë e komandës

"Thirrjet për armatosje kundër rendit kushtetues, krijimi apo organizimi i forcave të armatosura në kundërshtim me ligjin, marrja pa të drejtë e komandës së forcave të armatosura për të kryer veprime luftarake, me qëllim për t'iu kundërvënë rendit kushtetues, dënohen me burgim nga 5 deri në 10 vite.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

El Clasico në finalen e Superkupës, Ancelotti: Na duhet ky trofe! Flick: Sfidë e madhe, Barça gati

El Clasico në finalen e Superkupës, Ancelotti: Na duhet ky trofe! Flick: Sfidë e madhe, Barça gati