Thirrja për armatosje ambasadori
Lu takon Berishën dhe Bashën

Thirrja për armatosje ambasadori<br />Lu takon Berishën dhe Bashën
Nje dite pas deklarates se forte te ish kryeminsitrit Berisha ne Kuvend, ka qene i menjehershem reagimi i ambasadorit Lu. Mesditen e kësaj te premte Ambasadori është takuar me Berishen ne ambientet e zyres se tij.

Menjehere pas pritjes se Berishes ai po zhvillon një takim edhe me kreun e demokrateve Lulzim Bashen ne ambientet e Partisë Demokratike.

Takimi vjen edhe ne kuader te takimeve te permuajshem te diskutimeve te Reformes e Drejtesi. Ai ka zgjatur rreth 45 minuta. 

Ish kryeministri tha se, ne kete takim eshte diskutuar edhe per çeshtjen e Emiliano Shullazit dhe banden e tij.

Kete e ka deklaruar vete Sali Beriashane rrjetin social "Facebook".

Ja statusi i tij
Takim me ambasadoren e BE, Vlahutin dhe ambasdorin e SHBA, Donald Lu!
Te dashur miq, sot prita ne nje takim ambasadoren e Bashkimit Europian, zonjen Romana Vlahutin dhe Ambasadorin e SHBA zotin Donald Lu. Ne kete takimu diskutua gjeresisht per dy çeshtje:
-Ceshtja Shullazi, ajo e bandes se tij, arrestimi, lidhjet e tij me zyrtaret e niveleve me te larta ne qeveri, parlament, polici dhe institucione te tjera, terrori i kesaj bande ne qytetin bregdetar te Durresit ne pjesen jugore te Tiranes dhe zona te tjera te vendit, arsenali i armeve qe disponon kjo bande, me e madhja ne historine e vendit dhe me e fuqishmja ne lidhjet e saj politike. Arrestimin rreth 7 here gjate qeverise se meparshme dhe denimin e tij ne gjykata si dhe demshperblimin e tij ne kundershtim flagrant me ligjin, ne vitin 2014, nga miqte e tij qeveritar e kryeqeveritar!
-Reforma ne drejtesi dhe ecuria e saj ishte ceshtja tjeter per te cilen u diskutua gjeresisht. Ne kete takim rikonfirmova mbeshtetjen time per reformen ne drejtesi, si nje proces jetik per shtetin ligjior ne Shqiperi.
Ne takim u diskutua gjeresisht mbi lidhjet e politikes me krimin ne teresi.
 

 Ja njoftimi zyrtar i PD
Sot ish kryeministri Berisha priti ne nje takim ambasadoren e BE, zonjen Romana Vlahutin dhe Ambasadorin e SHBA zotin Donald Lu.
Dy ishin ceshtjet kryesore qe u diskutuan ne kete takim: Reforma ne drejtesi dhe ecuria e saj.
Ne kete takim zoti Berisha rikonfirmoi mbeshtetjen e tij per reformen ne drejtesi, si nje proces jetik per shtetin ligjior ne Shqiperi. 
Ne takim u diskutua gjeresisht mbi lidhjet e politikes me krimin ne teresi dhe lidhjet direkte te bandes se Emiliano Shullazit me drejtues te Policise, qeverise dhe institucioneve te tjera si dhe krimet e tij te shemtuara. 
Biseda ishte e hapur dhe kaloi ne mirekuptim te plote.



  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Rama me ambasadorët: Do doja që karrigia e Federatës Ruse të mos ishte bosh, viti tjetër sjelltë paqe në Ukrainë dhe Lindjen e Mesme!

Rama me ambasadorët: Do doja që karrigia e Federatës Ruse të mos ishte bosh, viti tjetër sjelltë paqe në Ukrainë dhe Lindjen e Mesme!