“Personazhi është gjithmonë e më qesharak dhe ajo thirrje është shprehje kuptimplotë e shterimit mendor, ezaurimit dhe depresionit të madh, në të cilin ndodhet Partia Demokratike në tërësi. Sali Berishën mund ta hetojë vetëm një sistem drejtësie i cliruar nga mijëra fijet që sot e mbajnë peng. Thirrja e Berishës ishte që njerëzit të rrëmbejnë armët dhe të mbrojnë SHQUP-in nga Reforma në Drejtësi”- ishte komenti i kryeministrit.
I pyetur mbi mbylljen e cështjes së 21 Janarit dhe premtimit të tij se për këtë ngjarje do të vihet drejtësia në vend, Rama tha se nuk ka qenë një premtim electoral që do të realizohej brenda mandatit të parë. “Nuk kam thënë se do të bëjmë drejtësi në 4 vjet. Kam thënë se do t’i shkojmë cështjes deri në fund dhe do të bëjmë cmos që drejtësia të bëjë drejtësi. Nëse jam kaq I vendosur për reformën në drejtësi, një nga arsyet e brendshme është 21 janari. Por ata që kujtojnë se kjo cështje është mbyllur e kanë shumë gabim. Jam shumë kurioz të shoh se cfarë note do të marrin gjykatësit e 21 janarit, pas procesit të skanimit që do të bëhet pas reformës në drejtësi”- ka theksuar kreu i qeverisë.
Redaksia online
(s.m/shqiptarja.com)