Situata e tensionuar politike dhe ngjarjet e fundit në Maqedoni kanë rikthyer përplasjet në ndeshjen e futbollit të zhvilluar të dielën mes Vardarit dhe Shkëndijës së Tetovës. Sfida kishte brenda saj, jo vetëm luftën për titullin kampion, pasi përballë ishte vendi i parë me të dytin, por edhe urrejtjen etnike të tifozëve maqedonas, që kanë sulmuar shqiptarët.
Në momentin e golit të barazimit nga Shkëndija e Tetovës, maqedonasit e Vardarit nuk janë përmbajtur duke nisur sulmet ndaj tifozëve shqiptarë, ndërsa në shkallët e stadiumit nuk kanë munguar thirrjet raciste antishqiptare.
Në mesin e të sulmuarve kanë qenë edhe kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti dhe disa figura të njohura nga Kosova, përpos shqiptarëve në Maqedoni.
Drejtuesit e Shkëndijës së Tetovës janë detyruar që të lënë tribunën e stadiumit Filipi II në Shkup pas trazirave që shkaktuan tifozët e Vardarit.
Por huliganët e Vardarit nuk janë mjaftuar vetëm me sulmet në stadium, pasi mediat maqedonase raportojnë se kanë goditur me sende të forta edhe autobusin e ekipit në momentin që po linte stadiumin pas ndeshjes.
Kjo nuk është hera e parë që në një ndeshje të tillë ka përplasje në këtë nivel, por masat e policisë nuk e kanë shmangur situatën e rënduar.
Përsa i përket rezultatit të ndeshjes, gjithçka doli në plan të dytë, pasi ishte dhuna që mbizotëroi duke lënë në hije duelin sportiv, që u mbyll 1-1.

d.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com