Thirrje për pauzë në zhvillimin e inteligjencës artificiale

Thirrje për pauzë në zhvillimin e inteligjencës artificiale

Foto ilustruese

Ndërsa inteligjenca artificiale po bën përparime të shpejta, një grup ekspertësh bën thirrje për një pauzë. Ata kanë paralajmëruar për efektet negative që mund të ketë ky zhvillim mbi shoqërinë dhe njerëzimin.

Një numër liderësh në fushën e teknologjisë kanë nënshkruar një letër në të cilën u bëjnë thirrje zhvilluesve të inteligjencës artificiale të ndalojnë punën e tyre për gjashtë muaj.

Letra paralajmëron për rreziqe të mundshme për shoqërinë dhe njerëzimin ndërkohë që gjigantët e teknologjisë si Google dhe Microsoft janë në garë për të ndërtuar programe të inteligjencës artificiale që mund të mësojnë në mënyrë të pavarur.

Gjigantët e teknologjisë në garë për të ndërtuar programe të inteligjencës artificiale Gjigantët e teknologjisë në garë për të ndërtuar programe të inteligjencës artificiale

"Sistemet e fuqishme të inteligjencës artificiale duhet të zhvillohen vetëm pasi të kemi besim se efektet e tyre do të jenë pozitive dhe rreziqet e tyre do të jenë të menaxhueshme”, thuhet në letër.

Kush e nënshkroi letrën?

Ndër nënshkruesit e letrës janë emra të mëdhenj si drejtori ekzekutiv i Teslas dhe Twitter, Elon Musk, bashkëthemeluesi i Apple, Steve Wozniak, drejtori ekzekutiv i Stability AI Emad Mostaque, etj.

Letra thotë se "muajt e fundit laboratorët e AI kanë hyrë në një garë që ka dalë jashtë kontrollit për të zhvilluar dhe mendje digjitale gjithnjë e më të fuqishme që askush - madje as krijuesit e tyre - nuk mund t'i kuptojë, parashikojë ose kontrollojë në mënyrë të besueshme."

Qeveritë po mendojnë për hapat që mund të ndërmarrin për AIQeveritë po mendojnë për hapat që mund të ndërmarrin për AI

Qeveritë po mendojnë për hapat që mund të ndërmarrin për AIFotografi: Roger Ditter/DW

"Ne u bëjmë thirrje të gjithë laboratorëve të AI që të ndalojnë menjëherë për të paktën 6 muaj trajnimin e sistemeve të AI më të fuqishme se GPT-4”, shton ai. "Kjo pauzë duhet të jetë publike dhe e verifikueshme dhe të përfshijë të gjithë aktorët kryesorë. Nëse një pauzë e tillë nuk mund të zbatohet shpejt, qeveritë duhet të ndërhyjnë dhe të vendosin një moratorium."

Qeveritë po mendojnë për hapat që mund të ndërmarrin

Letra u organizua nga Instituti jofitimprurës Future of Life – i cili sipas regjistrit të transparencës së BE-së financohet kryesisht nga Musk – dhe ndjek përpjekjet e Mbretërisë së Bashkuar dhe BE-së për të gjetur se si ta rregullojnë këtë teknologji që po përparon me shpejtësi.

Qeveria britanike publikoi të mërkurën një dokument që jepte një ide për qasjen e saj, por tha se do të "shmangte legjislacionin e ashpër që mund të mbysë inovacionin". Ligjvënësit e BE-së kanë zhvilluat gjithashtu në bisedime në lidhje me nevojën për të vendosur rregulla për AI. BE-ja ka frikë se inteligjenca arftificiale mund të përdoret për të përhapur dezinformata të dëmshme dhe për t'i bërë profesione të tëra të panevojshme./DW

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kurbin/ Humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga, humb jetën 65 vjecari

Kurbin/ Humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga, humb jetën 65 vjecari