Thirrjet ksenofobe
AK e PDIU: Provokim
Aleanca “Kuq e Zi” dhe Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet (PDIU) kanë reaguar sot ndaj thirrjeve anti-shqiptare në ndeshjen miqërore Maqedoni-Shqipëri që u zhvilloi ditën e djeshme në Prilep.
TIRANE- Aleanca “Kuq e Zi” dhe Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet (PDIU) kanë reaguar sot ndaj thirrjeve anti-shqiptare në ndeshjen miqërore Maqedoni-Shqipëri që u zhvilloi ditën e djeshme në Prilep.
Nëpërmjet deklaratave për shtyp, AK dhe PDK dënojnë thirrjet në stadiumin e Prilepit duke i quajtur si provokim kombëtar.
ALEANCA KUQ E ZIAK thekson se këto thirrje janë rraciste dhe shoviniste.“Nacionalizmi maqedonas është primitive dhe i dhunshëm. Nuk lejojmë të poshtërohet simbolet tona. Shqipëria është kombi më I qytetëruar në rajon dhe ne jemi krenar që jemi shqiptar” thekson aleanca “Kuq e Zi”
Gjithashtu Alenca i kërkon qeverisë maqedonase të distancohet nga ky racizëm që është shfaqur kundër shqiptarëve ndërsa ka kërkuar ndërshkim të turmave histerike anti-shqiptare.
PARTIA DREJTESI, INTEGRIM DHE UNITET"Fyerjet e tifozave maqedonas u drejtohen të gjithë bashkëkombasve tanë, përfshi edhe ata të cilët luajnë me fanellën e Maqedonisë. Këto fyerje duhet të gjejnë përgjigje të menjëhershme nga autoritetet shqiptare dhe maqedonase, sidomos nga partitë shqiptare në Maqedoni, ku harmonia ndërmjet dy etnive duhet të jetë bazë e shtetit maqedonas", deklaron PDIU.
Sipas saj, nëse kjo harmoni nuk arrihet, atëherë Maqedonia nuk mund të pretendojë të ardhme evropiane si shtet.
"Kombi shqiptar, si kombi më i lashtë në Ballkan nuk mund të pranojë fyerje nga asnjë komb tjetër, e nga asnjë grupim, sidomos në momentin kur shteti maqedonas mbahet në këmbë pikërisht nga bashkëkombësit tanë. Reagimi i menjëhershëm i autoriteteve maqedonase dhe sidomos i partive shqiptare aty është tashmë një domosdoshmëri", thuhet më tej në deklaratë.
THIRRJET ANTISHQIPTARE
Ndeshja miqësore Maqedoni-Shqipëri e zhvilluar dje në qytetin e Prilepit u shoqërua me fyerje dhe thirrje anti-shqiptare të tifozëve maqedonas si “Shqiptari i vdekur është shqiptar i mirë”…”dhoma gazi për Shqiptarët”…”Lufta për Çlirim”…
(s.g/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
28 Nëntor, 09:20
A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?
-
Po
31.9%
-
Jo
62.1%
-
Deri diku
6%
Vota total: 1599
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
'Po armatosemi fuqishëm', Vuçiç: Gjërat nuk po shkojnë në drejtimin e duhur
28 Nëntor, 22:45
-
Lirimi i Sali Berishës, Idajet Beqiri në ‘Frontline’: Thikë pas shpine për sistemin e drejtësisë, mund të prish provat si në 21 janar! Kikia: Sulmon gjyqtarët kur si pëlqejnë vendimet
28 Nëntor, 22:25
-
Spahiu: Pas 10 muajsh sharjesh dhe shantazhesh gjyqtarja liroi nga frika Sali Berishën
28 Nëntor, 22:05
-
Monumenti i Gjergj Kastriotit vendoset edhe në Tuz të Malit të Zi
28 Nëntor, 21:55
-
Berisha me shqiptarët në Greqi: Vota juaj ka rëndësi përcaktuese për Shqipërinë
28 Nëntor, 21:54
-
‘Dua më shumë Shqipërinë’, koncert për Pavarësinë në Fier! Bëhen bashkë 70 artistë fierakë
28 Nëntor, 21:39
-
Spahiu thirrje: Rama dhe Kurti të fillojnë bashkimin e Shqipëri-Kosovë në një shtet kombëtar
28 Nëntor, 21:16
-
Dita e Pavarësisë, Shkodra kuqezi për 112-vjetorin! Qytetarët paradë me flamujt në makina (VIDEO)
28 Nëntor, 20:52
-
Netanyahu: Do të bëj gjithçka që Irani të mos ketë armë bërthamore
28 Nëntor, 20:43
-
Enver Robelli: Kolosi shqiptar në Amerikë
28 Nëntor, 20:40
-
Festat e nëntorit/ Shqiptarë e të huaj mbushin hotelet! Tirana, Vlora e Korça më të preferuarat
28 Nëntor, 20:34
-
Netanyahu: Luftë e ashpër në Liban nëse shkelet armëpushimi
28 Nëntor, 20:26