Thirrjet 'Rama ik' në stadium/ Basha: Të hapë rrugën! Demokrati e kritikon: S'jemi kurrë për koalicion me LSI-në (VIDEO)

LEZHE-Kryetari i PD-së, Lulzim Basha ka reaguar pas thirrjeve të një grupi tifozësh 'Rama Ik' mbrëmjen e djeshme në stadiumin ri e kombëtar në sfidën përballë Francës duke e cilësuar si jehonën e shqiptarëve. Basha i kërkoi Edi Ramës që të hapë rrugën dhe të largohet.

"Të gjithë e dëgjuam jehonën e shqiptarëve dje në stadium, mesazhi i qartë; i thanë Edi Ramës largohu, çliroje vendin nga qeverisja jote e dështuar nga korrupsioni. Hap rrugën, nuk është më vetëm opozita, janë të gjithë shqiptarët që e kërkojnë këtë.

Bën mirë ti vërë veshin zërit të shqiptarëve dhe të hapësh rrugën për zgjedhje të lira dhe të ndershme, zgjedhje të parakohshme parlamentare dhe zgjedhje vendore sipas Kushtetutës që janë dhe zgjidhja e kësaj krize të rëndë që ka pllakosur" tha Basha.

E ndërsa Basha kërkoi largimin e Edi Ramës, edhe baza kishte kritika për liderin demokrat për mënyrën drejtimit. Një demokrat lezhjan i kërkoi Lulzim Bashës që të mos bëjë koalicion me LSI-në. "Baza kurrë nuk është për koalicionin me LSI-në" tha ai. Por Basha ndërhyri me shpejtësi për ta ndaluar të vijonte më tej duke i thënë se 'Kemi ngatërruar takimet, kjo i takon takimit të partisë në orën 14:30".

Basha u premtoi fermerëve se nëse PD-ja do të vijë në pushtet do të anulojë kontratat për tokat që janë dhënë me qira. "Do të rishikojmë kontratat e dhënies së tokës me qira. Nuk ka toka pa pronar, cdo tokë e ka një pronar. Ne do të fillojmë ti kalojmë në sitë të gjitha kontrata korruptive dhe në fund përfituesi do të jenë fermerët ku toka është dhënë me qira".

Ankesat kundër qeverisë dhe subvencioneve ishin të shumta. Njëri nga të pranishmit u shpreh se "këta subvencionojnë vetëm dhitë dhe jo cjeptë, por çfarë do të bëjë burri pa gruan o zoti Basha?". Gjatë takimit nuk munguan edhe momentet e ilaritetit, pasi një nga demokratët që ishin në takim bëri një lapsus duke iu drejtuar Bashës, 'zoti Edi'. Por lideri demokrat përballë reagimit të të pranishmëve e mori në 'mbrojtje' duke thënë 'ndoshta e ka pasur në mendje me i thënë dicka atij'.

VIDEO/Takimi i Lulzim Bashës me fermerët në Lezhë

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • USA: 18/11/2019 15:21

    BASHA NE VILA DHE KETA VEN MBRAPA BYTHES SE BASHES TE....POPULLIN POPULL DEBIL DHE INJORANT BASHA AS QE E RRUAN PER JU MOR LEGENA QE I SHKONI NGA PAS

    Përgjigju
  • Erik: 18/11/2019 14:22

    Po te partise jane edhe ata o i lodhur.

    Përgjigju
  • asl: 18/11/2019 14:13

    Kur te kualifikohet per EURO ekipi i futbollit do veme tabelen Basha hajde.Kemi dushk dhe shkoze po "shqope" eshte nje copë.

    Përgjigju
  • Mala: 18/11/2019 14:04

    Keto "thirrje", qe prej "sajuesit" ishin shume t e pakuptimeta,primitive dhe banale.tash me paska vazhduar primitivizma naïve politike,Kjo eshte vetem nje deshmi,se opozita vertet nuk ka as concept e as strategjive te veprimit politik.keto jane krrokama e atyre qe jane fundosur qe nga Qadra ne "revolten" popullore dhe protesta "masive".Tash paska ngelur ende te degjohen zerat ndjellakeqe edhe ne stadion modern dhe te qeshte bota me keto budallalaqe qe paguhen nga taksapaguesit.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen