Doganat kanë vënë në funksion në të gjitha zyrat doganore modulin e deklarimit të thjeshtuar për të deklaruar mallrat personal që kanë vlerë mbi kufirin e përjashtimit nga detyrimet doganore.

Vlera e mallrave që përfitojnë përjashtim ( pa përfshirë produktet e duhanit dhe alkoolit) është 300 euro për çdo udhëtarë të rrugës tokësore dhe 430 euro për çdo udhëtarë të rrugës detare dhe ajrore.

Deklarimi nëpërmjet modulit të deklarimit të thjeshtuar në sistemin kompjuterik në dogana do të kryhet për mallra ëe bagazhe për udhëtarët të cilat kanë natyre jo tregëtare dhe kalojnë vlerat e mësipërme.

Nëqoftë se një individ apo udhëtar importojnë mallra në sasi që tejkalon përcaktimin e sipërpërmëndur do të jenë objekt i deklarimit me deklaratë standarte në sistemin kompjuterik doganor.

Nuk do të jenë objekt i deklarimit të thjeshtuar dhe rastet kur një individ importon për nevoja personale apo familjare një produkt i cili tejkalon kufirin e vlerës së papërfillshme dhe ka peshë të konsiderueshme. Edhe në këtë rast do të jenë objekt  i deklarimit me deklaratë standarte.

Në pikat e kalimit kufitar, punonjësit e doganës në çdo moment do të japin asistencë në rastet kur udhëtarët do të deklarojnë mallrat në bagazhin e tyre vlera e të cilave kalon kufijtë e vlerës sipas përcaktimeve në pikën 2 të këtij udhëzimi.

Për këtë qëllim në çdo pikë (zyrë) doganore kufitare krahas informimit publik me njohjen e legjislacionit doganor do të vihet në dispozicion një kompjuter ku do të kryhet deklarimi i thjeshtuar nga udhëtari me asistencën e punonjësit doganor.

Udhëtari, pasi të jetë njohur me shumën e detyrimeve, me asistencën e punonjësit të doganës bën depozitimin e deklarimit të thjeshtuar në sistemin kompjuterik.
Punonjësi i doganës regjistron dhe printon deklaratën e thjeshtuar në tre kopje, firmos dhe vulos atë dhe një kopje të saj së bashku me mallrat kundrejt arkëtimit ia dorëzon personit.

Kjo deklaratë përfaqëson mandatin e arkëtimit për shumën e llogaritur dhe të mbajtur. Një kopje të deklaratës së thjeshtuar së bashku me dokumentat e paraqitura nga deklaruesi (faturë/kupon për vlerën e mallrave, kopje e dokumentit të identifikimi) bëhen pjese e praktikes doganore të deklaratës iND4.

Në përfundim të orarit zyrtar punonjësi i doganës i autorizuar për asistencën në deklarimin e thjeshtuar dhe mbledhjen e detyrimeve dorëzon pranë zyrës së financës kopjen e tretë të deklaratës së thjeshtuar si dhe arkëton shumën e mbledhur.

Në orën 08°° të çdo dite pune sistemi për të gjitha deklarimet e thjeshtuara të regjistruara në një degë doganore (nga ora 08 e 1 minutë e ditës para-ardhëse deri në orën 08°° të asaj dite) gjeneron automatikisht deklaratën doganore (DAV) iND 4 ku për çdo deklaratë të thjeshtuar të regjistruar është krijuar një “bis” në këtë deklaratë.

Më pas, për këtë deklaratë doganore kryhen të gjitha veprimet sipas përcaktimeve në udhëzimin nr. 01, datë 14.01.2011 “Mbi procedurën e përpunimit të deklaratës doganore (DAV) në sistemin Asycuda ëorld”. Një kopje e deklaratës e printuar dhe e vulosur do të depozitohet pranë zyrës së financës.

Zyra e financës e degës doganore pasi verifikon shumën e detyrimeve të arkëtuara për deklarimet e thjeshtuara me shumën e detyrimeve në deklaratën doganore përkatëse iND4,kryen derdhjen çdo ditë në një nga bankat e nivelit të dytë në llogarinë e të ardhurave kryesore të administratës doganore duke specifikuar për çdo rast datën dhe numrin e deklaratës doganore për të cilën kryhet kjo derdhje.

Dokumenti i lëshuar nga banka së bashku me të gjitha deklaratat e thjeshtuara përkatëse do të jetë pjesë e dokumentacionit  shoqërues të deklaratës IND4 të cilat ruhen në arkivat e degës doganore sipas legjislacionit në fuqi.

Deklarimi i thjeshtuar nëpërmjet sistemit kompjuterik të doganës do të përdoret vetëm për mallra personal të natyrës jo-tregtare, të cilët kanë detyrime doganore për të paguar.
 




Redaksia online
D.M/Shqiptarja.com