'Thomas Cook', shpëtim shtetëror për filialin gjerman 'Condor'

'Thomas Cook', shpëtim shtetëror për filialin gjerman 'Condor'

Linja ajrore gjermane Condor, e kërcënuar nga dështimi i ‘Thomas Cook’, do të marrë një kredi shtetërore prej 380 milion eurosh. Qeveria federale do të garantojë vazhdimin e fluturimeve deri në verë.

Sidoqoftë, miratimi është i nevojshëm nga Brukseli, i cili do të jepet vetëm nëse mbështetja nuk është e motivuar për qëllime politike.

"Condor - tha Ministri gjerman i Ekonomisë Peter Altmaier - është një kompani fitimprurëse dhe për këtë arsye vendimi ynë është i bazuar në kritere ekonomike dhe jo-politike.

Kompania mëmë, britanikja ‘Thomas Cook’, shpalli falimentin të hënën e kaluar. Condor ka qenë gjithmonë fitimprurës, por i është dashur të transferojë fondet në dispozicion të Londrës dhe tani po përballet me paaftësi paguese.

Disa konkurrentë gjermanë të ‘Thomas Cook’ si FTI, TUI apo ‘Alltours’ tashmë kanë njoftuar qëllimin e tyre për të mbështetur Condor. Ish-filiali do të jetë autonom pas falimentimit.

Por me 59 avionë, linja ajrore gjermane e konsideron veten shumë të vogël për të mbijetuar më vete.

Një pjesë e flotës është dhënë me qira përmes ndërmarrjes mëmë dhe tani kërkohen investitorë.

‘Condor ‘dhe 5,000 punonjësit e tij, janë duke kërkuar për një pronar të ri. Operatori turistik gjerman i ‘Thomas Cook’, i cili përfshin marka të tilla si Neckermann-Reisen dhe Öger-Tours, gjithashtu shpreson për mbështetje.

Gjigandi britanik i udhëtimeve, Thomas Cook, deklaroi falimentimin pasi nuk arriti një marrëveshje shpëtimi me kreditorët që mund të parandalonte dështimin.

Rreth 20 mijë vende pune janë në rrezik në të gjithë botën, 9 mijë vetëm në Mbretërinë e Bashkuar.

Në total ka afro 600,000 klientë të operatorit turistik që janë aktualisht me pushime, 150,000 prej të cilëve janë britanikë që duhet të kthehen në shtëpitë e tyre.

Kompania, me 178 vjet histori, po përballet me një borxh prej 1.7 miliardë paundësh. Ajo nuk arriti të mbledhë 200 milion paund fonde të cilat mund ta shpëtonin nga kolapsi.

Edhe hipoteza e një shpëtimi nga ana e qeverisë britanike duket se është venitur. Ministri i Jashtëm Dominic Raab tha se "Nuk ka asnjë interes strategjik kombëtar për të justifikuar një ndërhyrje të tillë".

Thomas Cook operon me hotele, vendpushime, linja ajrore dhe lundrime për 19 milion njerëz në vit në 16 vende të botës.

Kompania e ka nisur aktivitetin në vitin 1841 për të transportuar pasagjerë me trena në qytetet kryesore britanike. Pastaj u organizua për të menaxhuar udhëtimet jashtë vendit, duke u bërë agjensia e parë britanike turistike në Evropë.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen