Kombëtarja shqiptare humbi të martën 0-1 kundër Gjeorgjisë në "Air Albania", për sfidën e dytë në Grupin B1 të Ligës së Kombeve. Përballja u vendos nga supergoli i Kochorashvili në minutën e 71-të, me fundin që nuk ishte aspak i qetë.
Në momentin që futbollistët po futeshin në dhomat e zhveshjes, disa tifozë ofenduan gardianin Thomas Strakosha se nuk kishte reaguar në momentin e golit, ku për të qenë të sinqertë sfera ishte e pakapshme për shkak të trajektores së gjuajtjes.
Në tribunë ndodheshin edhe familjarët e Thomas, me vëllanë e tij Dhimitrin që u përfshi në debat me tifozët, aq sa u desh ndërhyrja e oficerëve të lartë të sigurisë për të shmangur përplasjen fizike.
Pjesë e revoltës ishte edhe Fotaq Strakosha, legjenda e portës shqiptare që është i ati i Thomas. Për fat gjithçka u davarit aty për aty dhe nuk pati asnjë përleshje.
????????The consistency in Kochorashvili’s game is so impressive.
— Georgian Footy (@GeorgianFooty) September 11, 2024
The most improved Georgia player in 2024, playing like a seasoned vet with just 14 caps under his belt.
Puts in the tackles, doesn’t shy away from taking on a man, calm under pressure.
????????pic.twitter.com/fXLn8V8jMk
Goli ishte i evitushem sepse strakosha ishte pozicionuar gabim por kto jane pjese e lojes.ndersa ofendimet jane te papranushme sidomos kur ndodhesh ne tribunen vip.normal qe familjaret ndihen keq.
Përgjigju