Thuajse la futbollin për të shitur peshk, Chelsea ofron 100 milionë euro për 21-vjeçarin

Thuajse la futbollin për të shitur peshk, Chelsea ofron 100 milionë euro për 21-vjeçarin

Jasko Gvardiol

Jasko Gvardiol, mbrojtësi i RB Leipzig thuajse e la futbollin për të ndihmuar të atin në biznesin familjar të shitjes së peshkut në tregun lokal në Kroaci. Tani 21-vjeçari është duke u përfolur për një transferim të bujshëm prej 100 milionë eurosh te Chelsea. Blutë kanë bërë shpenzime marramendëse nën drejtimin e Todd Boehly. Amerikani ka shpenzuar më shumë se 700 milionë euro në merkato për disa yje si Mykhailo Mudryk dhe Enzo Fernandez.

Chelsea mund të marrë masat duke siguruar shërbimet e yllit të Leipzig dhe Kroacisë, Josko Gvardiol. Qendërmbrojtësi i mund të luajë në krahun e majtë, është një nga perspektivat kryesore të futbollit botëror. 21-vjeçari ka bërë tashmë 74 paraqitje për Leipzig dhe ka shënuar golin e tij të katërt në barazimin 1-1 të mbrëmshëm në Champions me Manchester City-n. Gvardiol bëri disa paraqitje të admirueshme edhe në Kupën e Botës, duke e ndihmuar vendin e tij të dalë në vendin e tretë. Mbrojtësi tani është duke u përfolur shumë fort për një transferim 100 milionë euro në "Stamford Bridge".

Gjërat mund të kishin shkuar ndryshe nëse ai do të kishte vendosur të ndiqte planet fillestare për të lënë futbollin. Gvardiol pranon se ai po kërkonte të paketonte gjërat rreth katër ose pesë vjet më parë pasi "ngrohi stolin" për skuadrën e të rinjve të Dinamo Zagrebit. Mbrojtësi duroi një stërvitje të vështirë në kryeqytetin kroat, duke u zgjuar çdo ditë në orën 4 të mëngjesit për të ndihmuar babanë e tij të shiste peshk në treg. Gvardiol pothuajse u largua nga futbolli për të marrë pjesë në tregtinë familjare me kohë të plotë.

Mendja e tij ndryshoi pasi arriti të bëhej pjesë e ekipit të parë të Dinamos së Zagrebit. Gvardiol tha për Times se: “Isha 16 ose 17 vjeç dhe ende në stol në ekipet e të rinjve. Isha i mërzitur dhe në një moment po mendoja të largohesha nga futbolli. Të them të vërtetën, unë e urrej peshkun. Imagjinoni të jeni 16 vjeç dhe në shtëpi ka vetëm peshk për të ngrënë çdo ditë. Dua të provoj diçka tjetër. Nuk e di se çfarë ndodhi, por më pas fillova të luaj dhe më në fund panë diçka tek unë, cilësinë time dhe brenda një viti kalova në ekipin e dytë të Dinamo Zagrebit. Në gjashtë muaj isha në ekipin e parë me Dani Olmo”.

Jasko Gvardiol

Gvardiol zbuloi gjithashtu se ai mund të ishte transferuar te Leeds-i i Marcelo Bielsa përpara se të zgjidhte Leipzig. Ai tha: “Kisha dy opsione, Leeds dhe Leipzig. Bielsa ishte trajner dhe synimi im në karrierën time është të luaj në Premier League. Por e dija se duhej të bëja disa hapa më shumë përpara se të shkoja atje një ditë”.

Gvardiol thuajse e pa ëndrrën e tij të realizohej verën e kaluar kur Chelsea bëri një lëvizje të vonuar. Leipzig e refuzoi ofertën pasi i tha Gvardiol se ishte shumë i rëndësishëm për t’u shitur.

“Menaxheri im më thirri dhe pa që Chelsea ishte jashtëzakonisht i interesuar. Sigurisht që patjetër mendon për një ofertë serioze nga një klub i madh si Chelsea. Leipzig tha se ata nuk donin të më shisnin, në fund unë vërtet vuajta me atë vendim, por ne nuk arritëm një marrëveshje. Unë jam këtu dhe ndihem mirë me këtë sepse ideja ime ishte të qëndroja këtu, një sezon nuk ishte i mjaftueshëm. Ky është i dyti edhe një sezon tjetër do të ishte i mrekullueshëm, por do të shohim”, tha Gvardiol.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

DASH e cilëson 'retorikë të papërgjegjshme' kërcënimin e Medvedevit ndaj NATO-s

DASH e cilëson 'retorikë të papërgjegjshme' kërcënimin e Medvedevit ndaj NATO-s