Nënë Qamilja është 80 vjeç. Ndonëse krahët i dhembin e sytë i ka të enjtura, nënë Qamiilja punon papushuar.
Në zonën e ish parkut të autobusëve atë e gjen çdo ditë duke punuar me shtiza çorape leshi, të cilat më pas i shet dhe me ato para siguron paratë që i duhen për ushqim.
“Kam nja katër vite që dal këtu. Nga halli jo nga qejfi se po të ishte ashtu dilja në kafe me plakat. Në ditë marr 2000, 3000 deri në 5000 lekë. I mbledh lekët dhe pastaj marr bukën, jo vaji, jo sheqeri, jo kafja. Pleqëria i do të gjitha”, thotë ajo.
Probleme shëndetësore ka pasur shpesh, por kushtet e ekonomike e detyrojnë 80-vjeçaren që prej 4 vitesh, çdo ditë nga që herët mëngjes të dalë në rrugë në mes të diellit e shiut, dhe të punojë.
“Kam shumë probleme, që vijnë nga pleqëria”, rrëfen ajo.
Jeta e vështirë dhe vuajtjet që nuk i janë ndarë, e bëjnë nënë Qamilen të përhumbet mes lotëve e kujtimeve të trishta.
“Nganjëherë qaj nga inati”, thotë ajo e përlotur.
Për të përfunduar një palë çorape të cilat i shet nga 300-450 lekë nënë Qamilja thotë se i duhen 3 ditë, por jo çdo ditë malli shitet. Ka pasur raste plot kur është kthyer në shtëpi me duart bosh, pa mundur të shesë asgjë.
“Më është mërzitur jeta, nuk jetohet kështu”.
Nënë Qamilja jeton së bashku me djalin dhe familjen e tij. Fatkeqësisht dhe nusja e saj është diagnostikuar me kancer dhe ka hequr njërin gji, ndaj dhe problemet e shumta e kanë detyruar të mos mendoj për kufi të moshës apo se e ka lënë fuqia për punë.
Me duart që vazhdojnë thurin, si e vetmja mundësi për t’u bërë ballë halleve të familjes, 80 vjeçarja apelon për ndihmë, nga kushdo që ka mundësi.
Gjithkush që kërkon të ndihmojë Nënë Qamilen të kontaktojë në redaksinë e Shqiptarja. com dhe Report Tv 0697004331
K.T./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A duhet që ndërkombëtarët të ushtrojnë më shumë presion ndaj Serbisë?
-
Po
92.8%
-
Jo
4.4%
-
Nuk e di
2.8%
Vota total: 1671
Lajme të tjera
-
'112' - Ekskluzive/ 'Tempulli', pamjet hap pas hapi të arrestimeve të shpërndaresve të drogës pranë shkollave
1 Tetor, 21:01
-
Nis nesër viti i ri akademik, studentja nga Fieri: Gjithçka kisha e paketova në valixhe dhe u nisa për Tiranë! U premtova prindërve, do ta përballoj
1 Tetor, 20:16
-
'Bënim 20 km ecje në këmbë' Dashuritë e xhiros së Bulevardit të Tiranës, dhe djemtë e bordurave në ‘Esencë’ me Eljan Taninin
1 Tetor, 20:02
-
Punoi 30 vite mësuese, në shtëpinë e të moshuarve e kujton nxënësja, rrëfimi i 75-vjeçares që u rrit pa nënë e baba: Faluni dashuri prindërve
1 Tetor, 19:06
-
Tre ditë dedikuar sportit, ‘yjet’ e Shqipërisë bëhen bashkë me qytetarët në Tiranë! Aktivitete dhe bashkëbisedime
1 Tetor, 18:11
-
Asfaltohet Rruga “Muzakët” në Tiranë, Veliaj: Banorët të aplikojnë te Fondi i Komuniteteve për të rinovuar pallatet
1 Tetor, 17:00
-
Të jetosh në heshtje! I riu që punon si trajner i gjuhës së shenjave rrëfen sfidat e tij! Në Shqipëri, 4 intepretë për 40 mijë persona që nuk dëgjojnë
1 Tetor, 15:48
-
Rrjedhja e gazit në Shkozë, arrestohet pronari i karburantit dhe dy punonjësit! Shoferi i autocisternës çau tubin teksa parkonte
1 Tetor, 11:01
-
Forumi për zhvillimin urban, Veliaj: Piramida, shembull i transformimit të Tiranës europiane
30 Shtator, 21:41
-
Operacioni ‘Tempulli’ në Tiranë, shpërndante kanabis pranë shkollave, arrestohet 23-vjeçari (EMRI)
30 Shtator, 12:57
-
Projekti i BE-së për punësimin dhe integrimin e komunitetit rom, Veliaj: Kjo është një mundësi që i jepet bujarisht tre bashkive në vend
30 Shtator, 12:07
-
Çahet tubi i gazit në një karburant pranë Shkozës, zjarrfikësit e teknikët në vendngjarje! Evakuohen banorët
30 Shtator, 12:02
Ky eshte realiteti i mijera pensionisteve qe vetem Rama nuk shikon.As per buk e ilace nuk u del pensioni.Turp qe buxheti ka lek per lungomare dhe te moshuarit vuajn per buk se nuk ka lek per te rritur pensionet.
PërgjigjuUne kam nje te afermen time,qe ka hequr gjirin prej shume vitesh,nese ajo i ben te gjitha punet e shtepise perfshi dhe gatimin,bile dhe punen me rroge te privati,jam e sigurte qe dhe nusja e kesaj nene pas pak kohesh do te jete ne gjendje te thurre dhe te ndihmoje kete zonjen.Po djali punon?
Përgjigjuta ndihmoje edi rama hajduti qe i kushton nje kravate 3000 euro...
Përgjigju