Thurje me shtiza për shëndet të mirë dhe mendje krijuese

Thurje me shtiza për shëndet të mirë dhe mendje krijuese

Procesi i thurjes është argëtues, kreativ dhe produktiv, është një e mirë për trupin, mendjen dhe emocionet. Nëse nuk dini të thurni me shtiza, është koha për të mësuar.
Përparësia, për mirëqenien fizike dhe mendore, do të jetë e menjëhershme dhe e qëndrueshme.
Këto nuk janë hipoteza, ndjesi dhe sugjerime të nxitura nga disa reklama, por konfirmim nga studime të shumta shkencore të mbledhura nga Knit for Peace në një dosje të madhe. Veprimtaria e thurjes bashkon përqendrimin dhe lirinë mendore, shprehjen krijuese, relaksimin dhe veprimin.

Përfitimet janë mbresëlënëse:
1. ul presionin e gjakut;
2. redukton depresionin dhe ankthin;
3. ngadalëson fillimin e demencës ose harresën;
4. është po aq relaksuese sa yoga;
5. largon dhimbjen kronike të kokës;
6. rrit ndjenjën e mirëqenies.

Thurja ka të bëjë me lëvizje ritmike, të përsëritura me kalimin e kohës, duke larguar të kaluarën ose tensionet për të ardhmen.

Është një hapësirë e pranisë fluide, e mendimit pa stres. Një hulumtim i kryer në Universitetin Princeton më vonë zbuloi se lëvizjet e përsëritura rrisin lirimin e serotoninës, e cila nxit humorin e mirë, kënaqësinë dhe qetësinë.

Sipas studimeve të tjera, edhe lëvizja e syrit gjatë procesit të thurjes nga njëra anë në tjetrën për 30 sekonda çdo ditë, mund të rrisë kujtesën me 10%.

Kjo nuk është e gjitha: sipas Betsan Corkhill, terapist anglez i cili themeloi Stitchlinks, një organizatë që promovon thurje si një praktikë terapeutike, thurja mund të bëhet një lloj i “varësisë konstruktive” mund të zëvendësojë zakone të tjera të dëmshme të tilla si duhanpirja, pushteti i tepruar, ose kontrolli obsesiv.

Për ata që janë të sëmurë dhe nuk janë të angazhuar në aktivitete pune, ose janë të lodhur për shkaqe nga më të ndryshmet, veprimtaria e thurjes do të bëhet një e mirë për shëndetin, veçanërisht nëse bëhet hobi i lidhur me një rreth social, një iniciativë e përbashkët me të tjerët.

Në moshat më të pjekura mund të bëhet gjithashtu një shërbim vullnetar që bën mirë dhe jep një ndjenjë të dobishme, rrit vetëvlerësimin, zvogëlon vetminë dhe izolimin, rrit përfshirjen në shoqëri; gjithashtu përmirëson shikimin, dëgjimin dhe lëvizjen.

Pra nxirrni shtizat nga sirtarët e gjysheve dhe filloni të bëni një triko për t’u larguar nga rutina e përditshme, për t’i shtuar disa të mira shëndetit dhe për të nxitur një mendje kreative. Ata

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale