Në orën 02.00 të mëngjesit të sotëm në Fushë-Krujë persona të paidentifikuar kanë tentuar të vjedhin pikën e këmbimit valutor në pronësi të shtetasit L.Ç., duke dëmtuar qepenat.
/Shqiptarja.com
Pika e këmbimit valutor ndodhet në qendër të qytetit.
Grabitësit, të cilët nga informacionet paraprake mësohet se kanë qenë katër persona, kanë thyer derën e jashtme prej xhami me vare’, por janë larguar pa mundur që të marrin asgjë, pasi kanë parë policinë që po afrohej.
s.k/Shqiptarja.com











