VLORË- Në orët e para të këtij mëngjesi, në lagjen ‘Pavarësia 2” në Vlorë, në bashkëpunim me njeri-tjetrin 4 të mitur, kanë hyrë në një biznes duke i shkaktuar dëme dhe kanë vjedhur produkte dhe një sasi e vogël parash.
Pasi morën nga biznesi gjithçka që mundën, janë munduar të largohen me një automjet, drejtues i së cilit ishte B.S, 46 vjeç.
4 të miturit, me precedent të mëparshëm penale, janë arrestuar nga policia teksa po përpiqeshin të largoheshin. Në pranga është vënë edhe 46-vjeçari.
Në cilësinë e provës materiale, Policia ka sekuestruar një shumë parash, produkte të vjedhura, mjetet që përdornin këta shtetas për realizimin e vjedhjeve, si dhe automjetin me të cilin tentuan të largoheshin pasi kishin kryer vjedhjen.
Vijon puna për dokumentimin e rasteve të tjera të vjedhjeve të kryera nga këta shtetas.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprën penale “Vjedhja” e kryer në bashkëpunim.