Thyen masat e karantinës dhe kundërshtuan me dhunë policinë, 2 të arrestuar, 5 procedohen në gjendje të lirë

Thyen masat e karantinës dhe kundërshtuan me dhunë policinë, 2 të arrestuar, 5 procedohen në gjendje të lirë

Me shtimin e kontrolleve për shkak të pandemisë për respektimin e masave të vëna nga qeveria, policia e Korçës ka nisur procedimin penal për 7 persona, mes të cilëve 2 janë arrestuar dhe 5 po ndiqen në gjendje të lirë.

Të 7 personat po procedohen për vepra të ndryshme penale, ku përfshihen “Kundërshtimi me dhunë i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Prishja e qetësisë publike” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Gjatë kontrolleve të ushtruara, në lagjen nr. 18, kanë konstatuar duke lëvizur në rrugë jashtë fashës së lejuar, shtetasit A. Z., 31 vjeç; V. R., 26 vjeç; B. Xh., 32 vjeç; K. N., 23 vjeç dhe M. Ll., 28 vjeç, banues në Korçë. Në momentin kur punonjësit e policisë iu kanë kërkuar autorizimin e lëvizjes, shtetasi A. Z, i ka kundërshtuar me dhunë, ndërsa 4 shtetasit e tjerë kanë prishur rendin dhe qetësinë publike, gjatë shoqërimit për në ambientet e Komisariatit. Për këtë shtetasi A.Z., u arrestua në flagrancë, ndërsa katër të tjerët u proceduan penalisht në gjendje të lirë.

Gjithashtu u arrestua në flagrancë shtetasi K. D., 31 vjeç,  pasi në afërsi të fshatit Drithas u kap duke drejtuar pa leje drejtimi motorin tip “Honda”.

Si edhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë ndaj shtetasit F. M., 49 vjeç, banues në Pogradec, pasi në lagjen nr.1, Pogradec, ky shtetas u kap duke drejtuar në gjendje të dehur, mjetin tip “Volkswagen”.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës