Dy të mitur të cilët ishin në arrest shtëpie për plagosje të dy personave, kanë thyer masën e sigurisë 'arrest shtëpie' dhe kanë vjedhur një dyqan gjatë natës dhe kanë plagosur dy bashkëmoshatarët e tyre me thikë. Gjatë vjedhjes së dyqanit në pronësi të P.N., të miturit kanë marrë 30 000 lekë, ngjarje e ndodhur më 7 gusht.

Gjithashtu më 6 gusht 2020, dy të miturit kanë goditur me thikë shtetasit A. D., 18 vjeç dhe E. Zh., 16 vjeç, banues në Durrës, të cilët ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën.

Në pranga kanë rënë të miturit  M. P., 17 vjeç dhe A. Gj., 15 vjeç, banues në Durrës, të cilët më parë kanë qenë nën masën e sigurisë "arrest shtëpie", të cilën e kanë thyer.