Thyen orën policiore, gjobitet me 1 mln lekë pronari i një lokali në Durrës, procedohet penalisht një tjetër

Thyen orën policiore, gjobitet me 1 mln lekë pronari i një lokali në Durrës, procedohet penalisht një tjetër

Foto ilustruese

DURRËS- Policia e Durrësit ka gjobitur me 1 milionë lekë pronarin e një lokali në Durrës i cili u konstatua duke ushtruar aktivitetin e tij me muzikë pas orës policore.

Përmes një njoftimi Policia bën me dije se lokali ndodhej në lagjen nr.3 në Durrës, ndërsa pronari është identifikaur me incialet H. D.

"Në zbatim të këtyre masave, shërbimet e Policisë në Stacionin e Policisë Plazh kanë konstatuar dhe ndëshkuar me masë administrative 1.000.000 lekë, subjektin me pronar shtetasin H. D., në lagjen nr.13, Plazh, pasi ka vijuar organizimin e aktivitetit me muzikë në lokalin e tij, pas orarit të përcaktuar për mbyllje:, shkruhet në njoftimin e Policisë.

Ndërkaq, një tjetër pronar i një lokali në Maminas është proceduar penalisht pasi u konstatua duke vijuar aktivitetin pas orës policore.  

"Gjithashtu, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Shijak proceduan penalisht shtetasin V. K., 40 vjeç, banues në Shijak, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë, duke vijuar aktivitetin në subjektin e tij në Maminas, jashtë orarit të përcaktuar për mbyllje, në kundërshtim me aktin normativ", shkruhet në njoftimin e Policisë.

Kujtojmë që nga data 1 korrik janë futur masat e reja anti-COVID, ku ora policore është shtyrë deri në orën 12 të mesnatës.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale