Ora policore vijon të mbetet deri në orën 24:00 në kuadër të masave anti-COVID, por disa subjekte nuk e zbatojnë rregullin e vendosur nga Komiteti Teknik i Ekspertëve. Policia ka gjobitur me 1 milionë lekë 5 pronarë lokalesh, 2 në Durrës, 1 në Lezhë, 1 në Himarë dhe 1 në Elbasan pasi thyen orën policore.
Në Lezhë është gjobitur shtetasi i identifikuar si Viktor Jushi, pasi është konstatuar nga forcat e policisë duke ushtruar aktivitetin me muzikë në kundërshtim me protokollet anti-COVID. Ndërsa në Durrës, për të njëjtën arsye janë gjobitur me nga 1 milion lekë Bejkim Toro, 30 vjeç dhe Mjak Kulla 23 vjeç në lagjen 13, Plazh.
Aksioni i Policisë për evidentimin e subjekteve që thyjenë rregullat e vendosura është shtrirë dhe në Himarë. Pronari i një subjekti në Drimadhes, Klevis Ullorsa është gjobitur me 1 milionë lekë.
Ndërkaq në Elbasan, Renato Bodurri, 29 vjeç është proceduar penalisht pasi nuk i është bindur urdhrit të Policisë për të mbyllur lokalin pasi kishte kaluar ora policore, ndërsa as Bodurri nuk i ka shpëtuar dot gjobës prej 1 milion lekë.
Drejtoritë Vendore të Policisë Vlorë, Durrës, Lezhë e Elbasan apelojnë për të gjithë administratorët e lokaleve dhe qytetarët që të respektojnë masat anti-COVID dhe orarin e përcaktuar për ushtrimin e aktivitetit.
-
....Ketyre lloj mendjemedhenjsh, qe nuk duan tja dine as per LIGJ,as per SHTET dhe nuk ndalohen para asgjeje,FUQIA E SHTETIT duhet te jete e plote!!!! Keta ,nuk mund te shkelin asnje ligj ne se nuk kane pas ndonje PERKRAHJE nga policia ose strukturat etjera te qeverise se madhe dhe qeverise se vogel!!!!
Përgjigju -
Ku behen denoncimet per keto raste?
Përgjigju








Komente
Komento