Thyen rekord piktura e Modiglianit
shitet në ankand për 170 mln dollarë

Thyen rekord piktura e Modiglianit<br />shitet në ankand për 170 mln dollarë
Një pikturë e një femre nudo e Amedeo Modigliani është shitur me një shifër record mbi 170 milion dollar. Pronari i kryeveprës së piktorit Italian ishte një blerës anonim kinez,që ofertën e ka bërë me telefon gjatë ankandi në Nju Jork.

"Kjo është një pikturë e jashtëzakonshme. Ajo nuk ka qenë në treg për 100 vjet ", tha Jussi Pylkkanen, presidenti i ankandit.

Ajo ështe pikturuar në vitin 1917, gjatë Luftës së Parë Botërore dhe të gjithë kritikët që e kanë parë e kanë theksuar se kjo ishte vepra më e madhe e piktorit Italian. 

Në pikturë është një grua, me flokë të errët dhe nudo e mbështetur mbi një shtrat me ngjyrë të kuqe e me një jastëk blu. Rekordi i mëparshëm në ankand I pikturave të Modigliani ishte 70-milion dollar.
mogliani
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Kukës/ Emigrantët kthehen për pushime, gjallërojnë Shishtavecin

Kukës/ Emigrantët kthehen për pushime, gjallërojnë Shishtavecin