Thyerja e bojkotit, Fleckenstein dhe
Kukan: Bashkëveprimi të vazhdojë!

Thyerja e bojkotit, Fleckenstein dhe<br />Kukan: Bashkëveprimi të vazhdojë!
Dy eurodeputetët Eduard Kukan dhe Knut Fleckenstein, të cilët ishin negociatorët e mandatar nga faktori ndërkombëtar për të “pajtuar” mazhorancën dhe opozitën, dhe për të mundësuar këtë të fundit që të rikthehet në Kuvend, kanë përshëndetur finalizimin e marrëveshjes mes palëve politike në Shqipëri, që solli thyerjen e bojkotit 6 mujor të Partisë Demokratike.

Përmes postimeve në rrjetet sociale, eurodeputet Kukan dhe Fleckenstein kanë vlerësuar gjetjen e marrëveshjes mes palëve, ndërsa kanë shprehur dëshirën e tyre dhe të faktorit ndërkombëtar që ky bashkëpunim të vijojë edhe në të ardhmen.

Kukan: Përgëzime për bashkëpunimin, uroj të vazhdojë 
Eurodeputeti Eduard Kukan, një nga negociatorët që ndërmjetësoi rikthimin e opozitës në Kuvend, duke bërë të mundur gjetjen e një gjuhet të përbashkët me mazhorancën, vlerësoi finalizimin e marrëveshjes mes palëve.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, eurodeputeti Kukan e ka cilësuar si një realizim me sukses të misionit të tyre dhe të Parlamentit Europian, që çoi në finalizimin me sukses të marrëveshjes mes mazhorancës dhe opozitës, ndërsa shpreson që ky bashkëveprim të vazhdojë.

“Sukses misioni i fundit, përgëzime të gjithë miqve shqiptarë në finalizimin e marrëveshjes së rëndësishme për bashkëpunimin parlamentar, shpresoj që bashkëpunimi të vazhdojë.” shkruan Kukan.
 
Knut: Firmosja e draf-rezolutës, ditë e madhe për Shqipërinë
Pas firmosjes së draft-rezolutës mes përfaqësuesve të mazhorancës dhe të opozitës, mbrëmë në mesnate, ka reaguar në "Facebook" edhe eurodeputeti Knut Fleckenstein, i cili e ka vlerësuar firmosjen e marrëveshjes si tepër të rëndësishme.

"Sapo mora mesazhin, se edhe Partia Demokratike ka nënshkruar rezolutën e përbashkët që do ta kthejë nesër në parlament. Një ditë e madhe për Shqipërinë! Faleminderit të gjithëve që mundësuan më të mirën. Përpjekjet e mia dhe të Eduard Kukan nuk ishin të pavlefshme. Gëzuar Krishtlindjet të gjithë miqve shqiptarë", përfundon eurodeputeti Knut Fleckenstein.

fleckenstein

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

'Lëre detyrën e bëj si themi ne!' Polici bashkiak i Vlorës dhunohet se gjobiti furgonin e linjës! Zbardhet dëshmia, tregon dhunuesit (EMRAT)

'Lëre detyrën e bëj si themi ne!' Polici bashkiak i Vlorës dhunohet se gjobiti furgonin e linjës! Zbardhet dëshmia, tregon dhunuesit (EMRAT)