Foto: Fshati Taybeh, Liban

Izraeli ka sulmuar Libanin, duke vrarë 15 ushtarë të Hezbollahut. Sulmet erdhën pas pretendimeve se edhe Hezbollahu ka lëshuar raketa ndaj izraelitëve.

 “Vendet u sulmuan me qëllim eliminimin e një kërcënimi për ushtarët e IDF-së dhe civilët izraelitë, pas përdorimit të këtyre strukturave nga Hezbollahu për të kryer sulme kundër ushtarëve të IDF-së dhe Shtetit të Izraelit”, tha ushtria izraelite në një deklaratë.

Më herët këtë javë, Presidenti i SHBA-së Donald Trump tha se një armëpushim midis Izraelit dhe Libanit do të zgjatet me tre javë. Si Izraeli ashtu edhe Hezbollahu kanë akuzuar njëri-tjetrin për shkelje të marrëveshjes së armëpushimit.


Lajmi kryesor:

Lufta në Iran/ Negociatat sërish në ngërç, Trump anulon udhëtimin e Witkoff dhe Kushner në Pakistan: Ne i kemi të gjitha kartat në dorë