Këngëtarja e njohur shqiptare Genta Ismajli ka marrë një dedikim mjaft të ëmbël nga partneri i saj turk Huseyin Usta.
Ai ka publikuar një foto së bashku me Gentën dhe 2 fëmijët e tyre, Ivy Blue dhe Icon ku shkruan:
“Ti je gruaja më e bukur e jetës sime. Nëna e fëmijëve të mi, e kanë marrë bukurinë nga ti, e dashura ime, të dua shumë”.
Genta nuk ka qenë aktive saj përket publikimeve të projekteve muzikore për një kohë të gjatë, ndërsa 8 muaj më parë ajo pati një bashkëpunim me këngëtarët gjermanë Eko Fresh & Phat Crispy dhe më interesant është fakti se klipi është xhiruar gjatë periudhës kur Genta ishte shtatzënë.