'Ti mam, duhet ta pranosh'/ Kandidatja e LSI-së rrëfen arsyet: Ja pse e mora mandatin

'Ti mam, duhet ta pranosh'/ Kandidatja e LSI-së rrëfen arsyet: Ja pse e mora mandatin

Edlira Hyseni

Edlira Hyseni është njëra nga kandidatet që ka pranuar që të marrë mandatin e deputetit. Pasi dorëzoi formularin e vetëdeklarimit, në javët në vijim pritet që të marrë mandatin dhe të betohet në Kuvend. E ndërsa nga opozita tashmë cilësohet si tradhtare, Hyseni tregon arsyen se përse vendosi që të marrë mandatin.

Postimi i plotë i Edlira Hysenit
"Ti mam, duhet ta pranosh ate mandat, sepse partite i bejne njerezit e kush te njeh, e di se ti zgjedh me zemer, se ti ke ngritur nje jete mbi punen" - : me tha Kevin, im bir, vetem 19 vjec. Kevin me tregoi edhe kete here, se femijet tane jane nje brez i bukur, mbushur plot besim e shprese, nje brez qe meriton te zgjedh te ardhmen e tij ne Shqiperi !

Po, une do ta pranoj mandatin per deputete e Qarkut Durres ne Kuvendin e Shqiperise, qe mbase rastesia a mbase dicka me shume e solli si mundesi reale ne udhen time.

Do ta pranoj, sepse besoj qe ndryshimet vijne me njerezit, dhe nese nuk nisim te gjithe nga pak te bejme ndryshimin qe presim, nuk mund te ankohemi per askend tjeter!

Do ta pranoj, sepse u kam kerkuar mbeshtetje dhe vote cdo bashkeqytetarit tim kam njohur e takuar, duke u premtuar te isha nje prej tyre, kudo te shkoja dhe cfaredo mundesie te me jepej per me shume!

Do ta pranoj sepse besoj tek demokracia, liria dhe respekti i vullnetit te cdo pale, kur me vote kane zgjedhur e vec me vote le te vij ndryshimi!

Do ta pranoj, me shpresen per te dhene sadopak besim tek brezi im, qe enderruam vertet nje Shqiperi si gjithe Evropa, studiuam, punuam, pritem dhe sot po hedhim syte drejt emigrimit!

Do ta pranoj, sepse besoj tek mirenjohja dhe miqesia e kjo zgjedhje ka lidhje dhe me te !

Do ta pranoj per dashurine e pafundme qe kam per Durresin tim dhe per krenarine e origjines time came!

E pranoj kete angazhim si nje pune, nje pergjegjesi, nje deshire, nje sfide dhe i lutem Zotit te me ndihmoje per te nderuar veten dhe te gjithe ju qe besoni tek une!

Une nuk di te them sa e meritoj kete privilegj, sa do mundem ta bej mire, por nese mendja, zemra e profesioni im do sherbejne sado pak ne te mire te ketij vendit tone dhe do inkurajojne njerezit si une e me te mire se une, te afrohen tek politika, do them se kjo zgjedhje ka vlejtur!

Uroj t’ju kem krahe e mbeshtetje, pertej cdo ngjyre apo bindje politike, sic keni qene perhere ne perpjekjet e mia, per nje jete me te mire ne qytetin qe duam, ne keto 4 vite perfaqesie ne Keshillin Bashkiak te Durresit.

Dhe ... Opozitare kam lindur, politikane s’e di ende ...

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Urime: 06/03/2019 00:48

    Uroj te jeni dinjitoze per ne popullin,dmth te jeni ndryshe nga ata qe iken.Pra,t'ju degjohet zeri ne Parlament,pa sharje ,ofendime e retorika hollivudiane,por thjesht realiste e te thjeshta.Ne nuk duam me as recitime e as akuza,duam njerez qe te na perfaqesojme denjesisht pertej listave,pertej interesave. Uroj t'ia dilni mbane per te gjithe ne.Urime dhe cilado qofte aresyeja e pranimit,faleminderit qe nuk na late pa opozite.

    Përgjigju
  • Ferdinand Xhaferi: 05/03/2019 23:35

    Diellin reren detin nuk i ndryshon dot.Ato jane eksluzivitet vetem imi

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Për të shpëtuar nga SPAK, Këlliçi distancohet nga gruaja: Nuk bashkëjetoj me Anën

Për të shpëtuar nga SPAK, Këlliçi distancohet nga gruaja: Nuk bashkëjetoj me Anën