Dashuria shëron dhe të kthen në jetë. Ky është rasti i lidhjes të fortë të liderit opozitar rus Alexei Navalny dhe bashkëshortes së tij Julia. Në një postim në instagram përbri fotos së publikuar për të gjithë ndjekësit, politikani shkruan: “Julia, më ke shpëtuar nga koma, kjo duhet të vendoset në librin e testeve të neuroshkencës.” Në një nga momentet më të vështira mes jetës dhe vdekjes, Navalny në përvjetorin e 20 të martesës nuk harron të falenderojë e të shprehë mirënjohjen për gruan që dashuron. Foto e të dyve është shkrepur në spitalin Charite të Berlinit, ku Navalny është duke u trajtuar pas daljes nga koma.

Lideri opozitar rus ka qenë aktiv kohët e fundit në Instagram ku ka publikuar foto nga spitali, me infermierët dhe më pas duke ecur në shkallë. Alexey Navalny kohët e fundit ka ardhur duke u përmirësuar, pasi u helmua me agjent nervor të llojit Novichok.