TIFF, vazhdon maratona e filmave

TIFF, vazhdon maratona e filmave
Vazhdon në ditën e tij dytë festivali i filmit I filmit “Tirana International Film Festival” .Kanë vazhduar produksionet edhe në paraditen e ditës së somte ku u shfaqën 8 filma me metrazh të shkurtër. Pjesa më e madhe e këtyre filmave i takonte kategorisë fiction.Gjithashtu i programuar në ditën e sotme do të ishte edhe shfaqja e filmit tajlandez me metrazh të gjatë “Mindfulness dhe murder” ndërsa në kinemanë “Imperial” do të shfaqet edhe filmi me metrazh të shkurtër i Festivalit të Filmit 48 Orëshi, “The Tëins”. Në vazhdën e festivalit do të jetë edhe “Maternity Blues”, një prodhim kinematografik italian. Pjesë e programit special, mbrëmjen e sotme do të shfaqet filmi “Salome” , me regji të Carmelo Benes. Drejtori i festivalit, Ilir Budka është shprehur se TIFF, këtë vit, vjen me një buxhet zero. “Do ta realizonim festivalin edhe në shesh, në shi apo në ndonjë magazinë, pasi nuk mund të refuzoheshin 500 filmat që kishin aplikuar duke sjellë prurjet e tyre nga 63 shtete të botë”- tha Budka. TIFF do të vazhdojë shfaqjen e filmave deri në datën 10 dhjetor, kur do të jetë edhe nata finale e ndarjes së çmimeve.

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

1/3 e listës së deputetëve e mbyllur, ironizon Sefa: Do shtohen bluzat ‘Free Berisha’ në treg

1/3 e listës së deputetëve e mbyllur, ironizon Sefa: Do shtohen bluzat ‘Free Berisha’ në treg