Massimiliano Allegri është trajneri i ri i ekipit të Juventusit. Drejtuesit bardhezi kanë arritur marrëveshjen me ish-teknikun e Milanit duke firmosur një kontratë 2 vjeçare, nga e cila do të përfitojë 2 milionë Euro në vit, plus bonuset në varësi të ecurisë dhe objektivave që ka vendosur ‘Zonja e Vjetër’.
“Për mua është një nder të jem pjese e një skuadre kaq të madhe. Juventusi është një klub që ka fituar shumë, është kampion i Italisë prej tre sezonesh. Me Pirlon kam një raport të shkëlqyer. Nuk kam biseduar ende me të, megjithatë mendoj se një lojtar me cilësitë mund ti japë shumë cilësdo skuadër. Kurrë nuk i kam vënë në diskutim cilësitë e Pirlos pasi nëse e bëjë dicka të tilla do të isha një i çmendur” tha ai.
Por, mbërritja e Allegrit te Juve duket se do të shtojë ndjekësit në drejtim të Contes. Rreth 300 tifozë të Juventusit kanë protestuar pas emërimit të Massimiliano Allegrit si trajner. Shumë tifozë të Juventusit nuk janë të kënaqur nga kjo zgjedhje dhe 300 prej tyre mbajtën një protestë në qendrën stërvitore.
Raportohet se disa përfaqësues të tifozëve ultras u lejuan që të hyjnë për të biseduar me drejtorët e klubit, duke përfshirë Marottan dhe vetë Allegrin.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com