Në prag të derbit të Italisë me Interin te Juventus ka zhvillime jo pak interesante sa i takon aspekteve jashtë fushës së lojës. Për shkak se Antonio Conte prej fillimit të sezonit drejton skuadrën zikaltër tifozët bardhezinj kanë kërkuar që ylli me emrin e trajnerit në stadiumin ‘Allianz Stadium” të hiqet.
Sipas mediave italiane deri më tani janë mbledhur rreth 15 mijë firma tifozësh të cilët kërkojnë heqien e yllit. Në stadiumin e Juventusit janë afërsisht 50 yje me ermin e personave që kanë shkruar historinë me bardhezinjtë.
Tifozët gjithashtu kanë kërkuar që Conte-n ta zëvendësojnë me ish-futbollistin e bardhezinjve Claudio Marchisio, por për këtë ka vendosu veton presidenti Andrea Agnelli, i cili ka thënë se asnjë emër nuk do të zëvendësohet.