Igli Tare është kërcënuar me jetë nga tifozët e ekipit të Lacios. Drejtori teknik i ekipit bardhekaltër është vendosur në qendër të sulmeve dhe kërcënimeve pas humbjes së betejës për blerjen e futbollistit të Kaljarit, Davide Astori, i cili vendosi që të nënshkruante për rivalët e përjetshëm të Romës.

Kjo bëri që në adresë të shqiptarit të shkonin shumë kërcënime, madje ish-sulmuesi i kombëtares në një intervistë për mediat italiane deklaron se përvec tij është kërcënuar edhe bashkëshortja. Zemërimi i tifozëve ka arritur deri në atë pikë sa ta detyrojnë ish sulmuesin e kombëtares shqiptare të ndryshojë edhe numrin e telefonit për shkak të kërcënimeve.

“Kam shumë probleme dhe më shumë më vjen keq për ato që i thuhen familjes time. Jam i detyruar të ndryshoj sërish numër. Është e pabesueshme se si në një vend si Italia, privatësia nuk mbrohet” deklaroi ai. Megjithatë, Tare ka mbështetjen maksimale të presidentit Lotitto, i cili pak ditë më parë deklaroi se shqiptari nuk lëviz nga posti i drejtorit teknik.

Redaksia Online
(d.b/shqiptarja.com)