Tifozët e Tiranës përplasen me
policinë në Pogradec/ VIDEO

Tifozët e Tiranës përplasen me<br />policinë në Pogradec/ VIDEO<br /><br>
Sërish probleme me tifozët e Tiranës, të cilët kanë pasur mosmarrëveshje me Policinë në stadiumin e Pogradecit, gjatë kohës kur ata kanë dashur të sistemohen në vendin e tyre, në sektorin pas portës.

Nuk është fjala për ndonjë konfrontim fizik, por për mosmarrëveshje mes palëve, që ka penguar tifozët bardheblu të shkojnë në kohë në vendin e paracaktuar për ta. Tifozët e Tiranës po bënin gati banderolat e tyre për t’i shpalosur në shkallët e stadiumit.

Tifozët bardheblu janë qetësuar, por gjithmonë ka probleme mes tyre dhe Policisë. Në stadiumin “Selman Stërmasi” ata refuzojnë të ndjekin e ekipin e tyre derisa policia të heqë dorë nga kontrolli i kartave të identitetit.

d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Kaosi në Kuvend, Kryesia e Partisë së Lirisë: Mbështesim plotësisht qëndrimin e opozitës në Parlament

Kaosi në Kuvend, Kryesia e Partisë së Lirisë: Mbështesim plotësisht qëndrimin e opozitës në Parlament