Armando Broja është pjesë e Chelsea për turin parasezonal, me trajnerin Enzo Maresca që e përfshiu sulmuesin e Kombëtares në listën me 28 futbollistë që mori me vete në SHBA. Për shumë tifozë të Chelseas, Armando Broja nuk duhej të kishte udhëtuar me ekipin për të kryer fazën përgatitore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Në mediet britanike janë cituar shumë tifozë, të cilët nëpërmjet rrjeteve sociale kanë janë shprehur kundër vendimit të trajnerit për ta marrë sulmuesin kuqezi në turne. Fakti që Broja ka udhëtuar me skuadrën përtej oqeanit nuk do të thotë se ardhmja e tij është në Londër. Sipas gazetarit të BBC, Nizaar Kinsella e ardhmja e Brojës mund të jetë në Monaco.
Klubi monegask ka shprehur interes për ta blerë, por po vonon të bëjë një ofertë pasi pret momentin kur Chelsea të mos kërkojë shifra të mëdha në këmbim të kartonit të shqiptarit.