Paolo Dybala mbylli një sezon shumë të vështirë te Juventusi pasi argjentinasi pati shumë ulje ngritje. Kjo ka bërë që gjatë kësaj vere ermi i ‘La Joyo’ të përflitet gjerësisht në merkaton e verës. Fillimisht për mëngjarashin u fol se do të kalonte te Manchester United, më pas te Tottenham dhe së fundmi te Paris SG, një pistë që ende vijon e nxehtë.
Gjithsesi sot tifozët e Juventusit duhet të jenë më të qetë. Kjo për shkak të një përgjigjje që futbolllusti ka dhënë teksa afrohej në qendrën stërvitore te klubit. Disa tifozë e kanë ndalur Dybala-n për të bërë fotografi dhe marrë autografë, ndërsa njëri prej tyre I ka thënë të mos largohet.
Përgjigjja e Dybala-s ka qenë me pak fjalë, por e prerë dhe shumë domethënse. “Jo, jo, nuk largohem.”