SHBA, New York - Sytë e të gjithë botës do tw kthehen nga SHBA-tw, Meksika dhe Kanadaja për Botërorin 2026 që do të nisë pas vetëm 9 ditësh. Një fokus të cilin tifozët e Milanit do të duan ta shfrytëzojnë për të kontestuar pronarin Gerry Cardinale pikërisht në shtëpinë e tij, në SHBA.

Në këtë mënyrë lindi ideja për të paguar qira për ekranet e mëdha në të famshmen ‘Times Square’ të New Yorkut për të dhënë 2 mesazhe sa të qartë aq edhe direkte: “Shpëtoni Milanin dhe Cardinale jashtë”.

Në ‘Times Square’ prej vitesh është e mundur të projektosh mesazhe të ndryshme në ekranet që mbulojnë të gjithë sheshin. Dhe këtu, filluan edhe lëvizjet për realizimin e kësaj ideje që u hodh nga Guido,  presidenti i Milan Club Valle Telesina  që hyri në kontakt me të gjithë anëtarët e grupimeve të organizuara të tifozëve të Milanit për të organizuar këtë protestë në tokën amerikane, tokën e Cardinales.

Ka mundësi që kontestimet ‘amerikane’ të mos mbeten vetëm te ‘Times Square, por po mendohet edhe sigurimi i hapësirave edhe në media të ndryshme amerikane mes të cilave CBS dhe New York Times.