Teksa rrugët e Hamburgut janë ‘pushtuar’ nga tifozat kuqezinj, kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale, pamje nga marshimi i tifozëve drejt stadiumit.
Rama shkruan se ky është promovimi më i mirë që i bëhet vendit tonë në Gjermani.
“Hamburgu kuqezi. Respekt e mirënjohje për të gjithë shqiptarët që po e luajnë mrekullisht rolin e lojtarit të 12-të të Kombëtares, jo vetëm në shkallët e stadiumeve të Europianit, po edhe në rrugët e Gjermanisë, duke lënë mbresa të shkëlqyera në opinionin publik gjerman e jo vetëm dhe duke i bërë kështu edhe promovimin më të mirë Shqipërisë Turistike”, shkruan Rama.
Po s'qe ti ne stadium ne fitojme
Përgjigju