Tik Tok zbulon 10 personazhet më të famshëm të vitit 2022, Meghan Trainor zë vendin e parë

Tik Tok zbulon 10 personazhet më të famshëm të vitit 2022, Meghan Trainor zë vendin e parë

foto ilustruese

Lista përmban shumë nga yjet e njohur të muzikës, por edhe jashtë saj. Ajo që quhet ndryshe mbretëresha e tik Tok-ut është Lizzo, e cila u bë virale me këngën e saj “About Damn Time”, që u përdor në miliona përdorues në videot e tyre.

Pjesë e listës janë gjithashtu shumë artistë të tjerë si Billie Ellish, e cila edhe pse nuk është shumë aktive në rrjetin social, numëron miliona shikime në videot e saj. Gjithashtu nuk kishte si të mungonte Doja Cat, me videot e saj virale, dhe Selena Gomez. Kjo e fundit ka qenë mjaft aktive në profilin e saj, ku ka shkaktuar edhe polemika. Kujtojmë këtu që në një video që kishte publikuar për rutinën e kujdesit ndaj lëkurës, u konsiderua nga ndjekësit dhe fansat e saj si një tallje dhe ironizim ndaj Hailey Bieber, bashkëshortes së Justin Bieber. Selena Gomez më pas vendosi ta fshijë videon nga profili i saj, duke sqaruar se nuk ka qenë qëllimi i saj të ironizojë apo tallë askënd.

 

RENDITJA:

 

Meghan Trainor

Billie Eilish

Young Gravy

Nessa Barrett

Selena Gomez

Doja Cat

Charlie Puth

Bad Bunny

Bella Poarch

Lizzo

F.D/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Xhuli: 05/01/2023 23:35

    Deri me sot eshte nder qeverite me te mira dhe me te sukseseshme. Po te ishin si Kr/ministri disa drejtues ky vend do behej shume shpejt si bota. Uroj 2023 te jete viti i punes,qetsise,shendetit mbi te gjitha!????????

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Dedikim për vajzën që do të vijë në jetë, Bardhi: Emrin do ta zbuloj te kënga

Dedikim për vajzën që do të vijë në jetë, Bardhi: Emrin do ta zbuloj te kënga