SHBA- Sekretari i Shtetit, Rex Tillerson ka akuzuar Iranin për "provokime të vazhdueshme" që synojnë destabilizimin e Lindjes së Mesme dhe minimin e interesave të Amerikës në rajon.
"Një Iran i pakontrolluar ka potencialin për të udhëtuar në të njëjtën rrugë si Koreja e Veriut”,tha Tillerson.
Presidenti Trump, më herët urdhëroi një rishikim të marrëveshjes bërthamore të Iranit.
Irani ka mohuar në mënyrë të përsëritur akuzat e perëndimit se po përpiqej të zhvillonte armë bërthamore.
Tillerson tha se shqyrtimi i Iranit, nuk do të shikonte vetëm përputhjen e Teheranit me marrëveshjen bërthamore, por edhe veprimet e saj në Lindjen e Mesme.
Z. Tillerson akuzoi Iranin për minimin e interesave të SHBA në Liban, Irak, Siri dhe Jemen.
Sekretari i shtetit më parë u shpreh se iranianët kishin përmbushur kushtet e marrëveshjes për vitin 2015, por ngriti shqetësime rreth vendit si një "sponsor shtetëror i terrorizmit".
Irani deri tani nuk ka bërë komente publike për zhvillimet e fundit.
Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com