Tillerson:Mbështesim stabilitetin
e Libanit, kundër destabilizimit

Tillerson:Mbështesim stabilitetin<br />e Libanit, kundër destabilizimit<br>
Sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson tha se SHBA-të mbështesin fuqishëm sovranitetin dhe pavarësinë e Libanit.

“SHBA u bën thirrje të gjitha palëve që të respektojnë integritetin territorial të këtij shteti dhe pavarësinë e institucioneve kombëtare legjitime si qeveria dhe forcat e armatosura”, thotë Tillerson.

Në një deklaratë me shkrim nga Departamenti Amerikan i Shtetit thuhet se Tillerson ka thënë se “SHBA si një aleat i fuqishëm respekton vendimin e kryeministrit të Libanit Saad Hariri, i cili fundjavën e kaluar në kryeqytetin e Arabisë Saudite, Rijad, dha dorëheqje".

Tillerson theksoi se Washingtoni mbështet stabilitetin e Libanit dhe se është kundër çdo hapi që rrezikon stabilitetin e këtij vendi.

“Forcat tjera të huaja, milicët dhe njësitë e armatosura nuk kanë rol legjitim në këtë vend, përveç forcave të sigurisë së shtetit të Libanit, të cilat duhet të njihen si autoriteti i vetëm i sigurisë. SHBA është kundër çdo hapi i cili shkakton destabilitet në vend”, tha Tillerson.

Redaksia Online
Xh.F /Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

AMA: Pirateria sfidë serioze, bëhet në servera jashtë vendit! I kemi kërkuar AKEP mbylljen 128 faqeve online

AMA: Pirateria sfidë serioze, bëhet në servera jashtë vendit! I kemi kërkuar AKEP mbylljen 128 faqeve online