SHBA-Sekretari i Shtetit Rex Tillerson në hapje të takimit të Koalicionit Global kundër grupit ISIS ku marrin pjesë ministrat e jashtëm të 68 vendeve, ka deklaruar se synimi i Amerikës është që të shkatërrojë përfundimisht të ashtuquajturin Shtet Islamik.
Në fjalën e tij Tillerson, u shpreh se shkatërrimi i ISIS ishte diçka që nuk mund të ndodhte nëse aletatët nuk do të pranojnë të shtojnë kontributet e tyre në këtë përpjekje.
"Suksesi i misionit tonë varet nga përkushtimi i vazhdueshëm për objektivin tonë të deklaruar për të mundur këtë organizatë terroriste. Unë jam i kënaqur të njoftoj se ne kemi tejkaluar totalin prej mbi mbi 2 miliard dollarësh për 2017 për të cilin jemi zotuar", është shprehur Tillerson.
Gjithashtu Sekretari amerikan i Shtetit ka kërkuar nga të gjithë aletatët që qëllimi i misioni të tyre të mos jetë dobësimi, por shkatërrimi i të të ashtuquajturit, Shtet Islamik.
Ky takim, është takimi i parë i plotë i Koalcionit Global kundër Shtetit Islamik, që prej vitit 2014.
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com