Pas shpalljes së lidhjes së tyre në public, Justin Timberlake dhe Jessica Biel duket se tani janë duke planifikuar detajet e dasmës së tyre. Showbizspy.com, raporton se ata janë parë të dy gjatë një dreke ku mendohet se kanë planifikuar edhe dasmën në shtëpinë e tyre në Soho. Sipas mediave çifti ka qenë gjatë drekës në praninë e një organizatori të famshëm dasmash. Flitet se Jessica ka shprehur dëshirën që ajo dhe Justin të martohen në ambient të hapur gjatë perëndimit të diellit. Romanca e tyre nisin në vitin 2007, por duket se vetëm pas 4 vjetësh, në mars të vitit 2011, ata njoftuan ndërprerjen e lidhjes. Në vjeshtë i habitën të gjithë me rikthimin e tyre, kur edhe Justin ka propozoi Jessica Biel zyrtarisht për martesë dhjetorin e shkuar.
/Shqiptarja.com











